Flash

Procesi i integrimit, Rama akuzon opozitën!

Lapsi.al 4 April 2026
Procesi i integrimit, Rama akuzon opozitën!

Kryeministri Edi Rama vijoi sërish sulmet ndaj opozitës, duke theksuar se po vepron kundër interesit kombëtar sa i përket procesit të integrimit të vendit në BE.

Në Asamblenë e PS-së në Njësinë 12, kryeministri pretendoi se janë të vetëm në betejën e integrimit, duke iu referuar opozitës, të cilën e cilësoi si të “verbër”.

Sipas tij, të tjerët e ngatërrojnë rivalitetin me PS-në me interesin kombëtar dhe të mirën e vendit për të hyrë në unionin evropian.

“Mbyllja e negociatave me BE është të mbyllësh hesapet me BE. Hapi i pari është Brukseli, të gjitha zyrat, nëpunësit që merren me reformat, ndjekin masat e veprimet që ndodhin dhe bëjnë raportin për katin e dytë. Ata raportojnë vetëm që si ka ecur puna apo a janë bërë detyrat dhe më pas në kat të dytë janë vendet e anëtare. Janë 27 vende që ulen për të marrë vendim dhe mënyra se si funksionon është konsensus. Mjafton që një të thotë nuk duam, vendimi nuk erret. Çdo vendim i BE merret me konsensus. Por sot të gjitha vendet thonë se duam ta marrim Shqipërinë në BE. Por na duhet të kuptojmë se jemi vetëm në këtë betejë, kemi më të mëdhenj, jem shumica por vetëm. Se të tjerët janë kundër nesh dhe janë kaq të verbër saqë ngatërrojnë kundërshtinë me ne me interesin kombëtar dhe të mirën e përbashkët të vendit, e të fëmijëve tanë e të atyre që të shfrytëzojmë këtë moment dhe të hyjmë në BE”, tha Rama.

Të këshilluara

A ia vlen të rivihet në punë ARMO?

Shtrenjtimi i çmimit të naftës në tregun e pakicë, e ndikuar nga ndryshimet e shitjes së produktit në bursa, rikthen debatin nëse duhet të rindërtohet dhe të vi...

08:22

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI