Flash

Rebelët Houthi lëshojnë raketa drejt Izraelit,aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore

Lapsi.al 4 April 2026
Rebelët Houthi lëshojnë raketa drejt Izraelit,aktivizohen

Një raketë është lëshuar nga Jemen drejt Izraelit, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore izraelite janë aktivizuar për ta interceptuar. Për sulmin kanë marrë përgjegjësinë rebelët Houthi, të cilët përmes një deklarate të publikuar në platformën X thanë se kishin në shënjestër disa objektiva ushtarake “të ndjeshme”, si dhe aeroportin e Tel Aviv.

Kjo është sulmi i pestë nga Jemeni që nga fillimi i luftës në fund të muajit shkurt. Rebelët Houthi, të cilët mbështeten nga Iran, kanë shprehur më herët mbështetje për Hamas në luftën në Gaza dhe janë përfshirë aktivisht në konflikt gjatë javës së kaluar. Situata mbetet e tensionuar në rajon, ndërsa sulmet dhe kundërpërgjigjet po shtojnë rrezikun e një përshkallëzimi më të gjerë të konfliktit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI