Flash

SPAK merr të pandehurit e parë për Aeroportin e Vlorës, projekti peng i pakicës me 2%

Lapsi.al 4 April 2026
SPAK merr të pandehurit e parë për Aeroportin e Vlorës,

Shtatë vite pas nisjes së një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore në vend, aeroportit të Vlorës, SPAK ka kaluar nga faza e hetimit paraprak në veprime konkrete proceduriale, duke marrë të pandehurit e parë. Anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë Ministrisë së Infrastrukturës janë vënë nën akuzë për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike”.

Hetimi, i drejtuar nga prokurori i posaçëm Klodian Braho, ka evidentuar dyshime se gjatë procesit të vlerësimit të ofertave “është cenuar barazia në garë”.

Historia nis më 17 janar 2018, kur kryeministri Edi Rama shpalli publikisht se kishte marrë një “kërkesë zyrtare” nga një konsorcium turk për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Tre vite më pas, në prill 2021, shpallet fitues konsorciumi i përbërë nga “Mabco Construction”, “YDA Group” dhe “2A Group”, me një vlerë investimi prej 104.3 milionë euro.

Kontrata u firmos më 20 prill 2021 nga ministrja e atëhershme Belinda Balluku, por ajo që në letër dukej një partneritet klasik publik-privat, në praktikë rezultoi një konstruksion i brishtë, ku një partner minoritar me vetëm 2% do të merrte më vonë kontrollin faktik të projektit.

Largimi i turqve dhe lindja e konfliktit

Metamorfoza,

Në shtator 2022, kompania turke “YDA Group” largohet nga projekti duke i shitur aksionet tek “Mabco Construction”, e cila arrin në rreth 98% të kapitalit të shoqërisë koncesionare “Vlora International Airport”.

Në këtë pikë, logjika ekonomike do të diktonte që kontrolli i projektit të ishte i qartë: shumica të merrte drejtimin e punimeve, por në shtator 2025, kompania “2A Group”, që zotëron vetëm 2% të aksioneve, i drejtohet Gjykatës së Tiranës me kërkesë për sigurim padie, duke pretenduar njohjen e 49% të aksioneve.

E pandehura Balluku futet në Aeroportin e Vlorës/ Palë me pakicën 2% të Valon Ademit

Brenda dy ditësh, gjykata merr një vendim drastik: pezullon të drejtën e votës së “Mabco Construction”, pra të aksionerit që zotëron pothuajse të gjithë projektin.

Rezultati praktik ishte një paradoks juridik: shumica u përjashtua nga vendimmarrja, ndërsa pakica mori kontrollin faktik të administrimit, të cilin e mban ende sot.

Prej këtij momenti, aeroporti i Vlorës ka hyrë në një ngërç total. Një investim strategjik i paralizuar nga vendime të ndërmjetme gjyqësore, të cilat në thelb të cilët de facto po çojnë drejt “shpronësimit” të shumicës.

Deri ku do të shkojë hetimi i SPAK?

Nga njëra anë, kemi një kompani me 98% të aksioneve që nuk arrin të ushtrojë të drejtat e saj bazë si aksioner. Nga ana tjetër, një aksioner me 2% që, përmes një zinxhiri vendimesh gjyqësore dhe me ndërhyrjen brutale të ish-ministres së infrastrukturës, Belinda Balluku po kontrollon projektin.

Me marrjen e disa zyrtarëve të pandehur, SPAK ka bërë hapin e parë, por çmbetet për t’u parë nëse hetimi do të kufizohet tek disa anëtarë komisioni apo do të vazhdojë më tej? Pyetjet që ngrihen është nëse do të hetohen lidhjet e Belinda Ballukut me Valon Ademin nga SPAK? A do të hetohen vendimet e gjykatave që kanë çuar në bllokimin e projektit dhe më tej a do të shkojë SPAK drejt zinxhirit vendimmarrës politik që ka çuar në marrjen peng të projektit nga një aksioner me 2% që kontrollon në terren investimin prej mbi 100 milionë eurosh?

Sepse, nëse drejtësia nuk arrin të korrigjojë këtë deformim, atëherë cështja rrezikon të shkojë në arbitrazh dhe dëmi financiar ndaj buxhetit do të shumëfishohet duke shkuar deri në 500 milion euro.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI