Flash

"Erjonin e kemi kundër", Braçe pranon se udhëheqja e shmangu për Manastirliun

Lapsi.al 5 April 2026
"Erjonin e kemi kundër", Braçe pranon se udhëheqja e

Erjon Braçe po e gjen veten pranë një procesi persekutimi partiak, për të cilin jane ankuar edhe të tjerë para tij. Deputeti socialist e ka quajtur të "pamend" shmangien që iu bë nga Edi Rama në takimet e njësisë numër 5 në Tiranë, pasi kjo është zona e tij elektorale.

Për ta "markuar" me idenë se "Erjonin e kemi kundër" siç thotë ai, ka mjaftuar që deputeti të shpallë ambicien për kandidat për kryetar bashkie të Tiranës. Në një status në rrjetet sociale, Braçe thotë që "drejtorokracia" me të cilën duan ta zëvëndësojnë nuk do të funksionojë, ndërsa shprehet se e vetmja gjë që donte ishte t'i jepte Partisë Socialiste dhe Tiranës një alternativë tjetër.

Mesazhi i Erjon Braçes më poshtë:

TANI HUDHRA E JAVES!;

Nje histori e pare qe perseritet e me ndjek nga mbrapa nga Lushnja e Divjaka; nje histori deliri dhe e padenje, teresisht jo produktive e qe kerkon te ndertoje madheshtine qesharake, gjithnje duke me ndjekur pas.

Shikoni;

Kjo mania per te shkulur deputetin nga zona-me arsyen se krijon lidhje njerezore e mezi shkulet pastaj, eshte gabim;

Jo per deputetin, por per njerezit! Paqendrueshmeria ne marredhenie me ta, eshte mungese serioziteti dhe demton punen. POLITIKA ESHTE PUNE ME NJEREZIT, MARREDHENIE BESIMI QE NUK VENDOSET ME ORE, AS DITE POR MERR VITE! Po flas per deputetet qe territorin e kane pune, as ofiq, as mburrje, as delegim per njerez pa mandat, pa njohje, pa dije e pa ndikim kund!

Thene kjo, te zevendesosh deputetin e votuar nga njerezit me drejtorokracine, eshte e pamend, sado elegant te jete emri qe i veme; teresisht e pamend ne raport me qellimet qe ke, vecanerisht kur delegon pushtet partiak tek ta, per te kapercyer deputetin; vecanerisht kur harron qe nje arsye pse punetore partie demotivohen eshte drejtorokracia e padurueshme.

Ne fund, kjo paranoja “ERIONIN e kemi kunder”, pasuar me kete “markimin” qe kurre sju be karburanteve-fjala bie, por njerezve ju behet, eshte qesharake, sinqerisht!

Ua thashe edhe ne Asamblene e 5-es nuk jam kunder Ogertes; thjesht dua ti jap PS dhe QYTETIT qe nuk po qeveriset e nuk sherben, nje ALTERNATIVE tjeter;

Me thjeshte se kaq nuk ka!

Të këshilluara

AKU bllokon mbi 7 ton djathë në Shkodër

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër, gjatë kontrollit të subjektit “Nail Idrizi”, që ushtronte aktivitet baxho, ka bllokuar 7,196 kg djathë të bardhë lope...

11:53

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI