Flash

“Hapeni atë dreq (Fucking) Ngushtice” Trump shpërthen me mllef ndaj Iranit

Lapsi.al 5 April 2026
“Hapeni atë dreq (Fucking) Ngushtice” Trump shpërthen me

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi sërish të dielën se do të godasë infrastrukturën civile të Iranit nëse ky vend nuk lëviz për të hapur Ngushticën e Hormuzit, duke ngritur shqetësimin se SHBA mund të kryejë veprime që konsiderohen krime lufte.

“Të martën do të jetë Dita e Centraleve Elektrike dhe Dita e Urave, të gjitha bashkë në Iran,” shkroi ai në rrjetin Truth Social. “Nuk do të ketë asgjë si kjo!!! Hapeni dreqin (FUCKING) Ngushticën, ju të çmendur, përndryshe do të jetoni në ferr – VETËM PRISNI!”

Ai shtoi: “Lëvduar qoftë Allahu”.

Trump bëri një kërcënim të ngjashëm edhe të enjten, duke përsëritur një zotim të mëparshëm për të goditur “centralet e prodhimit të energjisë elektrike, puset e naftës dhe ishullin Kharg”, një zonë e vogël përmes së cilës kalon pothuajse i gjithë eksporti i naftës së Iranit.

Ekspertët kanë paralajmëruar se sulme të tilla mund të përbëjnë krime lufte, pasi e drejta ndërkombëtare përgjithësisht ndalon sulmet ndaj infrastrukturës civile, si centralet elektrike apo impiantet e përpunimit për ujë të pijshëm.

E pyetur për këto kërcënime të hënën, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt deklaroi se SHBA “do të veprojë gjithmonë brenda kufijve të ligjit”.

Përshkallëzimi i fundit në retorikën e Trump vjen vetëm një ditë pasi ai i dha Iranit 48 orë kohë për të rihapur Ngushticën, përndryshe do të përballej me “gjithë ferrin”, ndërsa zyrtarët iranianë kanë kërcënuar se do të godasin infrastrukturën amerikane në Lindjen e Mesme si kundërpërgjigje.

Të këshilluara

AKU bllokon mbi 7 ton djathë në Shkodër

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër, gjatë kontrollit të subjektit “Nail Idrizi”, që ushtronte aktivitet baxho, ka bllokuar 7,196 kg djathë të bardhë lope...

11:53

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI