Flash

Kate Beckinsale: “Një ‘like’ më kushtoi karrierën”

Lapsi.al 5 April 2026
Kate Beckinsale: “Një ‘like’ më kushtoi

Kate Beckinsale ka kritikuar publikisht kolegun e saj Mark Ruffalo, duke pretenduar se ajo u pushua nga agjenti i tyre i përbashkët pasi pëlqeu një postim në mbështetje të një armëpushimi në Gaza.

Në një seri komentesh në Instagram (të fshira më pas), Beckinsale shkroi se është “shumë e lehtë” për disa në Hollywood të mos përballen me pasoja të tilla.

“Sa bukur duhet të jetë të mos pushosh nga agjenti yt vetëm sepse pëlqen një postim për armëpushim dhe kundër vrasjes së fëmijëve,” u shpreh ajo.

Komentet e saj erdhën nën një postim të Ruffalo-s që promovonte filmin “Palestine 36”.

Beckinsale shkoi më tej duke sugjeruar se në industri ekziston një standard i dyfishtë gjinor.

“Supozoj se të qenit mashkull në Hollywood ka shumë rëndësi,” shkroi ajo, duke theksuar se Ruffalo nuk u pushua nga i njëjti agjent.

Aktorja pretendon se u largua nga agjenti në të njëjtën ditë me Susan Sarandon, pak kohë pas përfundimit të grevës së Screen Actors Guild që zgjati disa muaj në vitin 2023.

Në reagimin e saj, Beckinsale tregoi gjithashtu se pushimi nga puna erdhi në një moment shumë të rëndë personal.

Ajo zbuloi se nëna e saj ishte diagnostikuar me kancer në tru dhe kishte pak javë jetë, ndërsa njerku i saj kishte pësuar një goditje të rëndë në tru, përveç problemeve të tjera shëndetësore.

“U pushova me vetëm dy fjali, pas 12 vitesh miqësie me agjentin tim,” shkroi aktorja, duke shtuar se ndihej e vetme në atë periudhë.

Kate deklaroi se i kishte dërguar një mesazh privat Ruffalo-s muaj më parë për situatën, por ai nuk i ishte përgjigjur.

Megjithatë, më vonë ajo sqaroi se nuk e fajëson aktorin dhe se e mbështet atë dhe qëndrimet e tij. “E di që nuk do të marr përgjigje, dhe e mbështes atë në gjithçka që bën,” shtoi Beckinsale.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI