Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Krahasimi/ Në Athinë ndajnë para për naftën, në Tiranë refleksione për shpirtin

Lapsi.al 5 April 2026
Krahasimi/ Në Athinë ndajnë para për naftën, në

Jo të gjithë bien dakort me shprehjen se "çdo popull ka qeverinë që meriton", por kur raporton diferencën e reagimit mes dy qeverive të dy vendeve fqinjë, diçka të vërtetë duhet të ketë në këtë formulë cinike.

Si shembull vjen qeveria e Greqisë, qytetarët e së cilës gëzojnë një nivel më të mirë ekonomik se në Shqipëri dhe e ndjejnë më lehtë rritjen e çmimit të karburanteve dhe të ushqimeve për shkak të luftës në Lindjen e Mesme. Por në Athinë ka një angazhim konkret të qeverisë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, në kohën kur çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm.

Kryeministri i atjeshëm, Kiriakos Mitsotakis ka zgjedhur një rrugë të drejtpërdrejtë për përballimin e krizes; shpërndan para për këdo që ka një automjet në përdorim. Nga e hëna në Greqi nisin aplikimet për skemën “Fuel Pass” që u jep drejtuesve të mjeteve deri në 50–60 euro në muaj, direkt në një kartë dixhitale në celular apo në bankë si kompensim për çmimet e rritura.

Kurse disa kilometra më tej, në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një tjetër qasje për krizën, diçka më filozofike. apo më poetike. Në vend se të fokusohet te masat konkrete për ta ulur çmimin e naftës, Rama preferon t’u flasë qytetarëve për thellësitë e shpirtit.

Top Channel njofton se këtë të dielë në mbrëmje, në një intervistë ekskluzive, Rama do të flasë për librin e tij të ri “Në Sofrën e Hënës”, ku ai ndalet jo vetëm tek raporti i njeriut me besimin fetar, por edhe tek koha që kalon me librat.

Në mesin e një krize, kjo shfaqje vaniteti mund të ishte një barcaletë e bukur shumë.

Por në Shqipëri është realitet dhe ndërsa paralajmëron transmetimin e intervistës, televizioni kombëtar ka përzgjedhur këtë citim nga Rama: “Në rolin e Kryeministrit është gjithmonë e arritshme që ti të mos zgjedhësh të keqen apo të padrejtën me qëllim. Është gjithmonë e arritshme. Ama nuk të detyron të jesh qëllimisht i keq apo qëllimisht i padrejtë…

Fjali me përmbajtje të thellë shumë, por që të shtyjnë drejt pyetjes: Ku jeton ky njeri? Në ç'dimension është arratisur kaq larg përditshmërisë së qytetarëve të këtij vendi?

Prandaj këtu del prap pyetja e vjetër: Mos ndoshta është e vërtetë që çdo popull ka qeverinë që meriton?

Përgjigjia mund të jetë e komplikuar, por diçka e thonë radhët e gjata të qytetarëve shqiptarë që kalojnë kufirin për të mbushur serbatorin me naftë...

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI