Flash

Letra që i kushtoi shumë: si ndikoi email-i i Blake Lively në gjyq

Lapsi.al 5 April 2026
Letra që i kushtoi shumë: si ndikoi email-i i Blake Lively në

Blake Lively kishte kërkuar zyrtarisht nga Producers Guild of America (PGA) që të njihej si producente për punën e saj në filmin It Ends With Us, shumë përpara se të përfshihej në një betejë të gjatë ligjore me regjisorin dhe bashkë-aktorin Justin Baldoni.

Në një email të gjatë të datës 25 janar 2024, të siguruar nga media britanike Daily Mail, Lively shprehej se puna e saj “pas kamerave” në këtë projekt kishte një rëndësi të jashtëzakonshme për të, duke e cilësuar si më të rëndësishmen në karrierën e saj 20-vjeçare.

“Vetëm pak ditë më parë, më është dhënë zyrtarisht titulli i Producentes, pas një viti e gjysmë përpjekjesh dhe pune të palodhur për ta merituar atë,” shkruante ajo.

Aktorja theksonte se kishte qenë e përfshirë në çdo fazë të filmit: nga paraprodhimi, xhirimet, postproduksioni, deri te marketingu dhe publikimi global.

Lively gjithashtu shprehej mirënjohëse që kontrata e saj ishte rishikuar për të reflektuar kontributin e saj dhe i kërkonte PGA-së “nderin e madh” për të marrë një “PGA tag” – një njohje prestigjioze në industrinë e filmit.

Në email, ajo kishte përfshirë një listë me 77 pika ku argumentonte rolin e saj si producente. Mes tyre, pretendonte se kishte rishkruar skenarin për të përmirësuar personazhin kryesor, kishte përdorur kontakte në industrinë e modës për të ulur kostot dhe kishte ndihmuar në përzgjedhjen e stafit.

Letra e saj u rikthye në vëmendje gjatë procesit gjyqësor ndaj Baldonit. Gjyqtari Lewis Liman citoi këtë email në vendimin për të rrëzuar shumicën e akuzave të ngritura nga Lively.

Sipas gjykatës, fakti që ajo kishte ushtruar kontroll të konsiderueshëm mbi projektin tregonte se nuk ishte një punonjëse, por një kontraktore e pavarur — çka e pengon të vazhdojë disa nga pretendimet për ngacmim seksual.

Megjithatë, disa akuza, përfshirë ato për hakmarrje dhe shkelje kontrate, do të vazhdojnë në gjykim. Seanca gjyqësore është caktuar për 18 maj.

Blake Lively paditi Baldonin në dhjetor 2024, duke kërkuar të paktën 161 milionë dollarë dëmshpërblim, duke e akuzuar për një fushatë shpifjeje gjatë promovimit të filmit.

Nga ana tjetër, Justin Baldoni i ka mohuar kategorikisht akuzat dhe kishte ngritur një kundërpadi prej 400 milionë dollarësh ndaj Lively dhe bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds — e cila më pas u rrëzua nga gjykata.

 

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI