Flash

Pas ndarjes nga Chris Martin, Dakota Johnson në lidhje me reperin

Lapsi.al 5 April 2026
Pas ndarjes nga Chris Martin, Dakota Johnson në lidhje me reperin

Dakota Johnson është fotografuar në momente intime me partnerin e saj, këngëtarin Role Model, gjatë një daljeje në Los Angeles.

Çifti u pa duke shkëmbyer puthje pasionante dhe përqafime në një parking në zonën e Los Feliz, mbrëmjen e së premtes.  Në disa prej fotove, Role Model shihet duke i përkëdhelur faqen dhe flokët aktores së “Fifty Shades of Grey”, ndërsa të dy duken shumë të afërt dhe të përfshirë në momente romantike në publik.

Më pas, çifti u drejtua për darkë në restorantin italian Little Dom’s, ku iu bashkuan edhe disa miq.

Thashethemet për lidhjen mes Dakota Johnson dhe Role Model nisën në dhjetor 2025, kur ata u panë për herë të parë së bashku në një darkë me miq. Sipas burimeve, dyshja u afrua shumë gjatë asaj mbrëmjeje, duke qëndruar pranë njëri-tjetrit në një ambient intim.

Në janar, ata shtuan dyshimet për romancë pasi u panë së bashku në disa dalje publike, ndërsa më vonë konfirmuan lidhjen duke u shfaqur dorë për dore gjatë një tjetër darke në Los Angeles.

Kjo romancë vjen pas ndarjes së aktores nga këngëtari i Coldplay, Chris Martin, me të cilin kishte një lidhje 8-vjeçare. Sipas burimeve, çifti u nda për shkak të diferencës në moshë dhe pikëpamjeve të ndryshme për të ardhmen, përfshirë çështjen e fëmijëve.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI