Flash

Tentoi të vriste një 42-vjeçar në Fier, i riu arrestohet teksa kalonte kufirin

Lapsi.al 5 April 2026
Tentoi të vriste një 42-vjeçar në Fier, i riu arrestohet

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 27-vjeçar të shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje, i dyshuar si autor i sulmit me armë zjarri të një 42-vjeçari në fillim të vitit të kaluar. Arrestimi i tij u bë i mundur në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Detaje nga policia:  Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier bënë të mundur arrestimin e shtetasit K. B., 27 vjeç, banues në Fier, i shpallur më parë në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Armëmbajtje pa leje”. Sipas hetimeve, më 5 janar 2025, 27-vjeçari për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri shtetasin G. H., 42 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Gjykata caktoi për të masën e sigurisë “Arrest me burg”. Arrestimi u realizua në Kakavijë nga shërbimet e Policisë Kufitare, ndërsa materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

AKU bllokon mbi 7 ton djathë në Shkodër

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër, gjatë kontrollit të subjektit “Nail Idrizi”, që ushtronte aktivitet baxho, ka bllokuar 7,196 kg djathë të bardhë lope...

11:53

Parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejt...

09:55

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI