Flash

Alarm në vilën e Nicki Minaj, arrestohet një person i paautorizuar

Lapsi.al 6 April 2026
Alarm në vilën e Nicki Minaj, arrestohet një person i

Shtëpia luksoze e Nicki Minaj në Los Angeles është bërë skenë e një incidenti shqetësues, pasi policia ndërhyri pas raportimeve për një person të paautorizuar në oborrin e saj.

Sipas TMZ, autoritetet morën një telefonatë të mërkurën në mëngjes për një person që kishte hyrë pa leje në pronën e këngëtares. Kamerat e sigurisë thuhet se kanë kapur një burrë duke lëvizur në pjesën e pasme të vilës.

Burime zyrtare konfirmuan se i dyshuari u arrestua në vendngjarje, ndërsa vetë Minaj nuk ndodhej në shtëpi në momentin e incidentit.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje se si arriti të hynte në pronë personi në fjalë, apo nëse do të përballet me akuza të tjera përveç hyrjes së paautorizuar.

Ky incident vjen në një kohë kur raste të ngjashme që përfshijnë figura publike janë shtuar. Vetëm pak javë më parë, shtëpia e Rihanna në Beverly Hills u qëllua me armë nga një e dyshuar, fatmirësisht pa të lënduar.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI