Flash

Berisha: Dera e integrimit është mbyllur për Ramën

Lapsi.al 6 April 2026
Berisha: Dera e integrimit është mbyllur për Ramën

Sali Berisha ironizoi kryeministrin Edi Rama për mbledhjet që ka mbajtur ditët e fundit me Asambletë e PS-së në njësitë e Tiranës, duke theksuar se bën mbledhje partie sepse para popullit nuk del dot.

Në Foltoren para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se me kryeministrin Edi Rama, integrimi në BE është një horizont i pakapshëm. Sipas tij, nga 9 vende që kanë bllokuar raportin IBAR, të rëndësishëm për vijimësinë e procesit të intregimit, numri do të rritet në më shumë për shkak të kryeministrit. Ai shtoi se sa më shumë ta njohë bota Ramën, aq më shumë vende “do ta neverisin atë dhe do të ngrihen kundër tij.”

“Ai po del para shqiptarëve dhe botës si armik i egër. Në vendimet e fundit, çdo ditë kalon nga një mbledhje PS se popull nuk takon dot më, në një mbledhje tjetër të PS. Çfarë iu thotë, gati është integrimi, po ecim. Me të vërtetë integrimi me Ramën ka qenë dhe mbetet një horizont i pakapshëm, që largohet. Dy javë më parë, ishin 4 vende ato që bllokuan votimin e raportit IBAR, dy javë më vonë janë 9 vende. Ju garantoj se pas dy javësh të tjera do të jenë 15. Dhe sa më shumë do ta njohë Evropa dhe bota Edi Ramën, aq më shumë do ta neverisin atë dhe do të ngrihen kundër tij.

Ndaj edhe 17 prilli është ditë e shqiptarëve, kryengritjes më të madhe paqësore. Le të mblidhemi me besim të plotë se fitorja është e qytetarëve, se shqiptarët nuk do të pranojnë, dhe s’do të pajtohen kurrë me një regjim që i bllokon, vjedh e plaçkit ditën e natës, që i përzë të rinjtë nga Shqipëria, që e ka bërë Tiranën qytet të pajetueshëm nga të rinjtë.”, u shpreh Berisha.

Më tej, ai shtoi se dera e BE është mbyllur për Ramën dhe jo për qytetarët shqiptarë. Berisha ftoi gjithashtu qytetarët që të bashkohen në protestën e 17 prillit për t’i dhënë përgjigjen e merituar qeverisë.

“Do të vazhdojmë betejën për çeljen e rrugës së integrimit në BE. Nuk të hap kush derën kur do të hysh si hajdut. Derën nuk ua kanë mbyllur shqiptarëve, por Ramës dhe anëtarëve të organizatës kriminale, por jo qytetarëve të ndershëm. Ndaj edhe ne t’u japim përgjigjen e merituar këtyre hajdutëve dhe ta kthejmë Shqipërinë në rrugën e integrimit dhe të ardhmes”, shtoi ai.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI