Flash

Hailey dhe Justin Bieber lançojnë bashkëpunimin “Rhode x The Biebers”

Lapsi.al 6 April 2026
Hailey dhe Justin Bieber lançojnë bashkëpunimin “Rhode x

Pak ditë përpara se Justin Bieber të ngjitet në skenën e festivalit Coachella, bashkëshortja e tij Hailey Bieber ka njoftuar një bashkëpunim të ri për brandin e saj të bukurisë Rhode.

Më 5 prill, Hailey publikoi një video në Instagram, ku shfaqej duke bërë selfie me Justin, ndërsa në sfond luhej një vizatim i animuar. Postimi u shoqërua me mbishkrimin: “Rhode x the Biebers. 13 prill ”.

[embed]https://www.instagram.com/reel/DWwYIxGk8IX/?utm_source=ig_embed&ig_rid=98bbbdf6-8c6e-43b0-8b19-5897e33a958b[/embed]

Një ditë më vonë, çifti publikoi foto të reja ku shfaqeshin së bashku duke promovuar produktet e reja të brandit. Në fokus janë “sticker”-at kundër akneve (hydrocolloid pimple patches), të dizajnuara nga vetë Justin Bieber.

Përveç tyre, Justin ka bashkëpunuar edhe në dy produkte të tjera: peptide Lip Treatment (shije bananeje karamelizuar) dhe peptide Eye Prep (Banana Peel) Të gjitha produktet janë edicion i limituar dhe do të dalin në shitje më 13 prill.

Ndërkohë, Justin Bieber pritet të performojë në Coachella më 11 dhe 18 prill, ku do të jetë një nga emrat kryesorë të festivalit, përkrah artistëve të njohur si Sabrina Carpenter dhe Karol G.

Këngëtari ka ndarë gjithashtu me fansat momente nga përgatitjet për performancën përmes platformës Twitch, duke treguar prapaskenat e punës me ekipin e tij.

Në disa nga videot e publikuara, Bieber ka folur hapur për sfidat personale dhe përpjekjet për të ndryshuar mënyrën e tij të të menduarit.

“Ndonjëherë mënyra si jemi rritur na mëson të jemi të fortë dhe të mos shprehim ndjenjat. Por të jesh i hapur është e frikshme,” u shpreh ai. “E bukura është se mund t’i ndryshojmë këto gjëra,” shtoi artisti.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI