Flash

Mashtrimi me fondet e BE për bujqësinë, qeveria e Mitsotakis në vështirësi

Lapsi.al 6 April 2026
Mashtrimi me fondet e BE për bujqësinë, qeveria e Mitsotakis

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është zotuar të luftojë atë që e ka quajtur një “shtet i thellë” që sipas tij po e shqetëson vendin. Ai doli në një fjalim në televizion për të dhënë shpjegime mbi një krizë politike në rritje për shkak të skandalit me mashtrimin e fondeve të BE-së në bujqësi që ka detyruar disa ministra dhe zyrtarë të japin dorëheqjen.

Mitsotakis u përpoq ta kufizonte problemin, duke i përshkruar hetimet si “një pikë kthese” që kishte rritur ndjeshëm angazhimin e tij për të çrrënjosur korrupsionin. “Po përpiqem ta transformoj Greqinë në një shtet modern evropian”, - tha ai duke pranuar sistemin e saj politik klientelist të përhapur. «[Kjo] është një pikënisje e re në luftën kundër “shtetit të thellë” – tha ai.

Deklaratat erdhën disa ditë pasi ai u detyrua të riorganizonte kabinetin e tij për herë të dytë, pasi skema e mashtrimit të subvencioneve të BE-së u shfaq për herë të parë vitin e kaluar.

Skandali u zgjerua javën e kaluar kur zyra e prokurorit publik evropian njoftoi se po hetonte 20 anëtarë të partisë së qendrës së djathtë “Demokracia e Re” të Mitsotakis.

Afërsisht 300 milionë euro dyshohet se janë përvetësuar përmes një agjencie shtetërore subvencionesh tashmë të shpërbërë, gjatë një periudhe 5-vjeçare duke filluar nga viti 2017.

Fondet janë marrë me pretendime të rreme duke përfshirë plantacione bananeje në malin Olimp, ullishte në instalimet e forcave ajrore ushtarake dhe në vende arkeologjike që citoheshin si “kullota për bagëtinë”.

Për shkak se pasojat e skandalit nuk po tregojnë shenja zbutjeje, thirrjet për zgjedhje të parakohshme janë rritur. Kritikat ndaj Mitsotakis, një menaxhues i aftë i krizave, janë shtuar pavarësisht se qeveria e tij thekson se skema mashtruese filloi 2 vjet para se ai të merrte pushtetin në vitin 2019.

Prokuroria europiane kërkoi heqjen e imunitetit parlamentar të 11 deputetëve të “Demokracisë së Re” për akte të paligjshme që dyshohet se janë kryer në vitin 2021, dy vjet pasi Mitsotakis mori pushtetin. Disa prej tyre janë figura të shquara, përfshirë Konstantinos Tsiaras dhe Ioannis Kefalogiannis, ministra të bujqësisë dhe mbrojtjes civile, të cilët dhanë dorëheqjen të premten.

Në biseda telefonike të përgjuara, dyshohet se dëgjohen politikanë duke u përpjekur të sigurojnë pagesa subvencionesh për zgjedhësit e tyre. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI