Flash

Punonjësi i kompanisë “ONE”, pa ndjenja gjithë natën tek antenat, në kushte ekstreme

Lapsi.al 6 April 2026
Punonjësi i kompanisë “ONE”, pa ndjenja gjithë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Fushë-Arrëzit, ku një 50-vjeçar, punonjës i kompanisë ONE Telecommunications, është gjetur pa ndjenja në borë, pas një nate të kaluar në kushte ekstreme të motit. Sipas burimeve, ai kishte qenë duke punuar për riparimin e një defekti në antenat e zonës së Midës, kur dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë, duke mbetur për orë të tëra i ekspozuar ndaj temperaturave shumë të ulëta.

50-vjeçari është konstatuar rastësisht në orët e para të mëngjesit nga efektivë të ushtrisë, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë bërë të mundur transportimin e tij drejt spitalit.

Bëhet fjalë për shtetasin Lumturi Kamberi, i cili fillimisht u dërgua në Spitali i Traumës, ku mori ndihmën emergjente. Burime mjekësore bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka humbur lëvizshmërinë në njërën këmbë.

Më pas, për trajtim më të specializuar, ai është transferuar në një spital privat.

Ndërkohë, për shkak të gjendjes së rënduar, policia nuk ka mundur ende ta marrë në pyetje. Lidhur me ngjarjen, kompania nuk ka reaguar publikisht, ndërsa hetimet po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta kalimta...

07:45

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI