Flash

Debate brenda PS? Lubonja: Aty kanë mbetur vetëm njerëz pa “yndyrë”

Lapsi.al 7 April 2026
Debate brenda PS? Lubonja: Aty kanë mbetur vetëm njerëz pa

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se zërat ndryshe në Partinë Socialiste, si deputetët Erion Braçe dhe Elisa Spiropali, nuk pritet të sjellin ndryshime në këtë parti.

I ftuar në studion e News24, Lubonja tha se kryeministri Edi Rama i ka spastruar herë pas here eksponentët që ishin një zë kundër tij, siç ishte rasti i LMN-së, mendimi ndryshe i drejtuar nga Ben Blushi dhe së fundmi me zhvendosjen e disa figurave si Elisa Spiropali.

Sipas tij, Braçe bën pjesë bashkë me disa emra që kanë qenë në PS para Ramës, por ai ka pasur gjithnjë kujdes që t’i pastrojë ata eksponentë që t’i bënin sadopak hije, si Blushi, Islami dhe Malaj.

“Kandidati nuk do të jetë Braçe, por ndonjë mashë e Ramës e sigurt, ndoshta Manastirliu. Braçe bën pjesë bashkë me disa emra që kanë qenë në PS para Ramës, por Rama ka pasur gjithnjë kujdes që t’i pastrojë ata eksponentë që t’i bënin sadopak hije atij, si Ben Blushi, Kastriot Islami, Arben Malaj, që bënë një ide, mendim ndryshe. Të tjerët nuk kanë menduar as të formulojnë ndonjë kritikë. Këtyre nuk u ka mbetur “asnjë pikë yndyre” siç thotë populli dhe Rama kështu i do.

Spiropali dhe Rama kanë sherre personale, që e shqetësojnë PS. Rama s’mund të bëjë transformim thelbësor, por ai ka bërë gjithnjë praktikën, të ndryshojë gjithçka për të mos bërë asgjë.

Kurse për Spiropalin mendoj se është një figurë e djegur, u vetësakrifikua mendoj. Por Ramën e shqetësojnë, sepse kur të lë edhe Spiropali, apo “Mamica” siç i thoshte, pra motra jote, atëherë mendo se çfarë ke bërë. Në këtë aspekt, Braçe, Spiropali apo të tjerë të heshtur aty janë zhveshje totale e mbretit lakuriq” – tha Lubonja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

GJKKO dënon me 11 vite burg Rezart Taçin

GJKKO ka dënuar me 11 vite burg Rezart Taçin, i cili u shpall fajtor për veprën penale të pastrimit të parave. Sipas vendimit të gjykatës, përveç dënimit me ...

16:22

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI