Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Deputetët e PD-së në GJKKO dëshmojnë në gjyqin Zyra Islamajt

Lapsi.al 7 April 2026
Deputetët e PD-së në GJKKO dëshmojnë në gjyqin

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike së bashku me dhjetë deputetë të tjerë të opozitës, dëshmuan sot në Gjykatën e Posaçme (GJKKO).

Në një deklaratë për mediat pas seancës, Bardhi sqaroi se prania e tyre erdhi si pasojë e thirrjes së gjykatës në cilësinë e firmëtarëve të kallëzimit penal.

Ai theksoi se qëndrimi i tyre mbetet i palëkundur, duke shtuar se pretendimet e tyre u vërtetuan edhe nga vetë SPAK përmes marrjes së personave nën akuzë.

Dëshmia e deputetes Elda Hoti: I qëndroj kallëzimit që ne kemi bërë si grup. I qëndroj kallëzimit tim që zonja ka shpëdorur detyrën. Cdo shpjegim e kemi dhënë në kallëzim. Ne jemi deputetë të Republikës, nuk ka ndodhur kurrë që ne të thirremi si dëshmitarë. Ka një grup aty që mbledh faktet dhe ne si grup parlamentar i Partisë Demokratike bëjmë kallëzime.

Unë i qëndroj kallëzimit. Verifikime në terren janë bërë, nuk bëhet kallëzim pa fakte dhe prova. Unë personalisht nuk kam shkuar në Tropojë që ta shoh.

Ne nuk kemi ardhur për tu tallur këtu. Sot për respekt të gjykatës jemi një grup deputetësh këtu. Nuk kam qenë në Tropojë të verifikoj është ndërtuar apo jo ura, apo se me çfarë materialesh është ndërtuar. Ndërtuesi Rrok Gega e ka pranuar vetë që Zyra Islamaj ka ndëryrë për ndërtimin e urës për motrën e saj.

Dëshmon Gazmend Bardhi: Ne kemi kallëzuar për shpërdorim detyre nënkryetarin e Bashkisë Tropojë, pas informacioneve publike të bëra në një emision investigativ. Verifikimet përkatëse janë detyrë e organit të prokurorisë.

Deshmon Bledion Nallbati: Referuar një emisioni është bërë një kallzim nga grupi parlamentar i PD. Kemi parë faktet e publikuara në media dhe është bërë kallzimi. S'kam pse të bëj verifikim për urën.

Dëshmia Xhelal Mziu: Duke u bazuar në emisionin “Piranjat” kemi parë të rëndësishme që dyshohej për një vepër penale “shpërdorim detyre”. Në këtë kontekst unë dhe disa kolegë  kemi bërë një kallëzim. Ne nuk kemi mjaftueshëm kohë të shkojmë të bëjmë verifikime në Tropojë.

Të këshilluara

Dallëndyshe Bici parqitet në SPAK

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici është paraqitur sot në GJKKO. Siç shihet në foto, Bici nuk ishte e shoqëruar teksa hynte në Gjykatën e Posaçme A...

10:22

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI