Flash

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Ekskluzive/ Shqipëria ngel sërish, zbulohet ç’ndodhi sot në Bruksel

Lapsi.al 7 April 2026
Ekskluzive/ Shqipëria ngel sërish, zbulohet ç’ndodhi sot

“Ende nuk ka ndonjë përparim, por do të vijojnë më shumë raunde diskutimesh”. Ky ishte përfundimi i mbledhjes së kësaj të marte (7 prill) në Bruksel në Grupin e Punës për Zgjerimin (COELA) të Këshillit Europian ku u diskutua për përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit.

Një burim i brendshëm i tha lapsi.al se në grupin e përbërë nga përfaqësues të të gjitha shteteve anëtare që diskutojnë në nivel teknik dhe politik procesin e zgjerimit ka pasur sërish rezerva dhe pyetje të ngritura për reformat në Shqipëri. Sipas të njëjtit burim, në tryezë ka qenë sërish raporti IBAR, një instrument teknik që bën vlerësime nëse një vend kandidat ka përmbushur standardet ndërmjetëse për të avancuar në negociata, veçanërisht në Grupkapitullin 1 – “Themeloret” që përfshin shtetin e së drejtës, drejtësinë dhe institucionet demokratike.

IBAR është një lloj filtri kritik që përsëritet herë pas herë në vlerësimet për një vend kandidat. Pa kaluar IBAR-in, kapitujt nuk mbyllen dhe procesi mbetet në vendnumëro. Negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian nisin me këtë Grupkapitull dhe mbyllen me të, pasi ai konsiderohet si një nga më të rëndësishmit.

Lapsi.al ka raportuar edhe më herët se janë 9 vende anëtare të Bashkimit Europian që kanë ngritur shqetësime në lidhje me disa çështje që kanë vënë në pikëpyetje avancimin e vendit tonë me negociatat. Në takimin e 1 prillit të grupit të COELA, përfaqësuesit e Gjermanisë, Luksemburgut, Holandës, Suedisë, Austrisë, Finlandës, Polonisë, Greqisë dhe Bullgarisë ishin ata që shprehën rezerva për reformat në Shqipëri. Të njëjtat burime sqaruan se arsyet e dhëna prej këtyre vendeve ishin të ndryshme.

LEXO EDHE: E paralajmëruan për “Ballukun”/ 9 vende të BE ngrijnë negociatat me Shqipërinë

Polonia ishte kritike për klimën e biznesit, Greqia për të drejtat e pronësisë, pakicat kombëtare, Bullgaria për pakicat, Austria për çështje konkrete si IPARD-i etj. Përfaqësuesi i Estonisë u shpreh se kupton shqetësimet e Holandës, Gjermanisë dhe të tjerëve, por thekson rëndësinë e avancimit të procesit. Spanja dhe Italia shprehën mbështetje, duke theksuar se ky është edhe një problem komunikimi strategjik për BE-në, nëse nuk arrin t’i shpjegojë Shqipërisë pse procesi po vonohet.

Për shkak të rezervave, Komisioni Europian prezantoi një draft të rishikuar të pozicionit të përbashkët, duke reflektuar pjesërisht komentet e shteteve anëtare. Ndryshimet prekën një gamë të gjerë fushash, nga funksionimi i institucioneve demokratike dhe reforma në administratë, tek konfiskimi i pasurive, liria e shprehjes, të drejtat e pronësisë dhe lufta kundër korrupsionit.

Komisioni Europian, ka mbajtur deri tani një qëndrim teknikisht pozitiv për Shqipërinë duke nënvizuar se Shqipëria “ka bërë mjaftueshëm për të mbyllur pikat ndërmjetëse të Grupkapitulli 1”. Por duket se ky vlerësim teknik nuk i ka bindur vendet anëtare për t’i dhënë dritën jeshile raportit të IBAR.

Lapsi.al mësoi se grupi COELA do të mblidhet serish, pas dy ditësh, më 9 prill, kur një draft i ri pritet të hidhet nga Komisioni Europian në tryezë.

Ndryshe nga ajo që po ndodh në Bruksel, në Tiranë kryeministri Edi Rama po del çdo ditë në TV për të përsëritur se “nuk ka bllokim të negociatave” se gjithçka “po shkon sipas planit” dhe se vendet anëtare “janë thjesht duke bërë pyetje”. Sipas tij ata që thonë të kundërtën (mediat dhe opozita) "nuk punojnë për interesin kombëtar".

LEXO EDHE: Negociatat/ Ku manipulon Rama kur thotë: “Nuk ka bllokim”

“Thyerja” mes Tiranës dhe vendeve kryesore të Bashkimit Europian ishte padyshim çështja “Balluku”. Rrëzimi i kërkesës së SPAK për të hequr imunitetin e zv.Kryeministres, të marrë të pandehur nga drejtësia, duket se u mbajt shënim nga selitë më të rëndësishme diplomatike europiane në Tiranë.

Ndaj për qeverinë shqiptare, për momentin, nuk ka “asgjë të re nga fronti i Perëndimit”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI