Flash

Incidenti/ 2 persona mbahen 4 orë në polici për shkak të vizitës së Ramës në Lezhë

Lapsi.al 7 April 2026
Incidenti/ 2 persona mbahen 4 orë në polici për shkak të

Një incident është regjistruar gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në qytetin e Lezhës këtë të martë. Dy qytetarë janë ndaluar nga policia dhe janë shoqëruar në komisariat për disa orë.

Rasti është denoncuar nga Festim Meta, njëri prej personave të shoqëruar. Ai u shpreh se në momentin e ndalimit ishte duke u kthyer në banesë dhe se nuk i është dhënë asnjë shpjegim nga ana e policisë për arsyet e shoqërimit.

Mediat raportojnë se njëri prej të shoqëruarve njihet si mbështetës i Partisë Demokratike ndërsa tjetri është një protestues për çështjen e pronave në zonën e Rrjollit në Velipojë. Ata janë mbajtur në ambientet e komisariatit për rreth 4 orë, deri në përfundim të agjendës së kryeministrit dhe largimit të tij nga qyteti.

Sipas të njëjtave burime, policia e Lezhës është shprehur se shoqërimi i tyre është kryer mbi baza parandaluese, pasi kishte informacione se ata “mund të krijonin incidente gjatë vizitës së kryeministrit”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

GJKKO dënon me 11 vite burg Rezart Taçin

GJKKO ka dënuar me 11 vite burg Rezart Taçin, i cili u shpall fajtor për veprën penale të pastrimit të parave. Sipas vendimit të gjykatës, përveç dënimit me ...

16:22

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI