Flash

Skandali me subvencionet bujqësore të BE-së/ Mitsotakis kërkon hetim të shpejtë

Lapsi.al 7 April 2026
Skandali me subvencionet bujqësore të BE-së/ Mitsotakis

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis propozoi sot gjatë një deklarate që ministrat të ndalohen të shërbejnë njëkohësisht si deputetë pas zgjedhjeve të vitit 2027, mes hetimit evropian mbi mashtrimin e subvencioneve bujqësore të BE-së që ka ushtruar presion të konsiderueshëm mbi qeverinë e tij.

Propozimi i Mitsotakis vjen pasi të premten dy ministra dhe një zëvendës ministër dhanë drëheqjen, duke shkaktuar një riorganizim të kabinetit, pasi Zyra e Prokurorit Publik Europian (EPPO) kërkoi heqjen e imunitetit për 11 deputetë.

“Është e qartë se jo të gjitha çështjet kanë të njëjtën peshë. Megjithatë, një gjë është e sigurt: asnjë nga deputetët tanë nuk akuzohet për përfitim financiar," tha ai.

Mitsotakis i kërkoi Zyrës së Prokurorit Publik Evropian (EPPO) që të vazhdojë me shpejtësi me të gjitha veprimet hetimore pas heqjes së imunitetit të deputetëve dhe të vendosë se sa dhe cilët individë synon të ndjekë penalisht.

"Po flasim për deputetët tanë që tashmë kanë pësuar dëme personale dhe politike. Prandaj, ata kanë të drejtën minimale për të mbrojtur veten," tha ai.

Por partia kryesore opozitare PASOK kritikoi ashpër propozimin e Mitsotakis, ndërsa bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme. Zëdhënësi i PASOK-ut, Kostas Tsoukalas, tha se iniciativa ishte e motivuar politikisht dhe nuk arriti të adresonte shqetësimet më të gjera në lidhje me qeverisjen dhe llogaridhënien mbi keqpërdorimin e supozuar të subvencioneve bujqësore të BE.

“E vetmja mënyrë që vendi të rimëkëmbet dhe shoqëria të marrë frymë është përmes zgjedhjeve”, tha ai.

Duke iu referuar informacionit të përfshirë në dosjet e çështjes për OPEKEPE, Mitsotakis theksoi se jo të gjitha çështjet janë të të njëjtit seriozitet, duke vënë në dukje megjithatë se asnjë nga deputetët e partisë së tij nuk akuzohet se ka përfituar financiarisht.

Kryeministri e mbylli mesazhin e tij duke theksuar se vendi duhet të ecë përpara, duke lënë pas fenomenet e vjetra të ngatërresës dhe klientelizmit, duke synuar një epokë të re transparence dhe besueshmërie institucionale

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI