Flash

Kupa, dy penallti e kartoni i kuq ndalin Vllazninë: Dinamo shpëton në minutën e 101'

Lapsi.al 8 April 2026
Kupa, dy penallti e kartoni i kuq ndalin Vllazninë: Dinamo shpëton

Dinamo dhe Vllaznia kanë lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, pas barazimit 1-1 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë në Air Albania Stadium. Dy penallti nga të cilat Bregu realizoi vetëm atë të minutës së 101’ dhe një karton i kuq i hoqën fitoren Vllaznisë, që kishte kaluar në avantazh me Bismark.

Ishte një sfidë me tension, polemika dhe shumë episode të diskutueshme, ku protagonisti kryesor nuk ishte vetëm fusha, por edhe VAR-i. Në disa raste, vendimet e gjyqtarit kryesor Andi Koçi u ndryshuan pas komunikimit me arbitrin e VAR-it, Juxhin Xhaja. Në pjesën e parë, Vllaznia mendoi se kishte fituar një penallti, por pas rishikimit të pamjeve vendimi u anulua. Megjithatë, shkodranët nuk u ndalën dhe gjetën avantazhin në minutën e 43', kur Bismark shfrytëzoi asistin e Kevin Dodaj për të dërguar topin në rrjetë.

[video width="694" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/04/69d6863310fc6.mp4"][/video]

Me nisjen e pjesës së dytë, radha ishte e Dinamos për të fituar një penallti. Dejvi Bregu mori përsipër ekzekutimin, por u ndal nga portieri Jukaj, i cili mbajti në avantazh Vllazninë. Mundësi e shpenzuar nga vlonjati, por që nuk i hoqi shpresat e skuadrës së Ilir Dajës për të evituar humbjen.

[video width="682" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/04/69d68fffca1c5.mp4"][/video]

Lexo më tej: Kupa/ Sota nuk mjafton, 1-1 Egnatia-Elbasani: 7 minuta në VAR për golin e Ze Gomes

Skuadra e drejtuar nga Edi Martini mendoi se kishte gjetur edhe golin e dytë në minutën e 73' me Kevin Dodaj, por edhe këtë herë VAR ndërhyri, duke evidentuar një pozicion jashtë loje të Erdenis Gurishta në nisjen e aksionit. Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt një fitoreje minimale të Vllaznisë, minutat shtesë sollën kthesën dramatike të ndeshjes. Fillimisht, në minutën e 93', Erdenis Gurishta u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Faton Neziri. Pak çaste më vonë, një tjetër episod i rishikuar në VAR solli penalltinë e dytë për Dinamon. Këtë herë Dejvi Bregu nuk gaboi, duke mposhtur portierin në minutën e 101' dhe duke vulosur barazimin 1-1.

[video width="662" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/04/69d697bee7b37.mp4"][/video]

Një rezultat që lë të hapur çdo skenar për ndeshjen e kthimit, aty ku Dinamo do të kërkojë të shfrytëzojë momentin psikologjik të minutave të fundit, ndërsa Vllaznia do të tentojë të mbrojë avantazhin moral të një skuadre që për pjesën më të madhe të ndeshjes ishte më pranë fitores.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI