Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

JD Vance në Budapest: Ndihmë elektorale për Orbanin nga SHBA

Lapsi.al 8 April 2026
JD Vance në Budapest: Ndihmë elektorale për Orbanin nga SHBA

Pas pak ditësh, hungarezët do të zgjedhin një parlament të ri. Për kryeministrin aktual Viktor Orban, kjo nuk është një detyrë e lehtë. Partia e tij Fidesz, e cila ka qeverisur pa ndërprerje që nga viti 2010, sipas sondazheve është dukshëm pas partisë Tisza të politikanit opozitar Peter Magyar.

Në fazën e nxehtë përmbyllëse të fushatës zgjedhore, kryeministri i dobësuar i Hungarisë tani po merr mbështetje nga Uashingtoni: Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance qendroi në Hungari për t'u takuar me Orbanin. Mysafiri i nivelit të lartë nga SHBA-ja zbarkoi të martën (07.04.2026) paradite në kryeqytetin hungarez Budapest, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Usha, me avionin qeveritar Air Force Two.

Në Budapest çifti Vance u prit me nderime ushtarake dhe roje nderi nga ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto. "Kjo vizitë tregon qartë se ndodhemi në një Epokë të Artë të re të marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Hungarisë”, tha Szijjarto në televizionin shtetëror hungarez.

Vance deklaroi në Hungari, se dëshiron ta mbështesë Orbanin sa më mirë të jetë e mundur para zgjedhjeve të së dielës. Që para nisjes së tij nga Uashingtoni, zëvendëspresidenti amerikan kishte thënë: "Ne do të flasim për një sërë temash që lidhen me marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Hungarisë.” Edhe "Evropa dhe Ukraina” do të luajnë një rol "mjaft të rëndësishëm” në këto bisedime.

Në frymën e Orbanit, Vance kaloi menjëherë tek thelbi në Budapest: amerikani 41‑vjeçar e akuzoi Bashkimin Evropian për "ndërhyrje në zgjedhje”. Me vizitën e tij, ai tha, se dëshironte "t'u dërgonte një mesazh të gjithëve, veçanërisht burokratëve në Bruksel”, sipas Vance. Këta, sipas tij, kanë "bërë gjithçka që ishte në fuqinë e tyre për ta mbajtur të shtypur popullin hungarez, sepse nuk e pëlqejnë kreun e qeverisë që në fakt angazhohet për popullin hungarez”, deklaroi zëvendëspresidenti i SHBA-së në mënyrë tipike elektorale para gazetarëve në Budapest. Së bashku me Orbanin ai mbajti një konferencë për shtyp në një ish‑manastir karmelitan të disponuar për këtë takim.

Marrëdhëniet Trump - Orban

Kreu i qeverisë hungareze mban marrëdhënie të ngushta me presidentin amerikan Donald Trump. Qeveria në Uashington ka ofruar tashmë ndihmë elektorale për nacionalistin e djathtë Orban në muajin shkurt, kur sekretari i Shtetit Marco Rubio udhëtoi (16.02.2026) drejt Budapestit dhe u rreshtua në mënyrë demonstrative në krah të kryeministrit të kontestuar: "Mund t'ju them me bindje se Presidenti Trump angazhohet thellësisht për suksesin tuaj, sepse suksesi juaj është suksesi ynë”, tha Rubio në një konferencë të përbashkët për shtyp me Orbanin.

Sfiduesi i Orbanit, drejtues i partisë opozitare Magyar, paralajmëroi për ndërhyrje të huaj përpara mbërritjes së zëvendëspresidentit amerikan Vance në Budapest. "Ky është vendi ynë”, theksoi ai në kanalin e tij në rrjetet sociale. "Historia hungareze nuk shkruhet në Uashington, Moskë apo Bruksel – ajo shkruhet në rrugët dhe sheshet e Hungarisë”, deklaroi Magyar./DW

Të këshilluara

Alqi Bllako shkon në GJKKO

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e GJKKO-së. Sipas pamjeve të siguruara, ai ka mbërritur në Gjykatë...

14:30

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI