Flash

Sia rrëfen vitin e vështirë pas divorcit: Po blej paqen time

Lapsi.al 8 April 2026
Sia rrëfen vitin e vështirë pas divorcit: Po blej paqen time

Këngëtarja e njohur Sia ka reaguar publikisht pas marrëveshjes së fundit ligjore me ish bashkëshortin e saj të Daniel Bernad, ku është detyruar të paguajë mbi 40 mijë dollarë në muaj për mbështetjen e fëmijës.

“Jam një nënë që punon dhe jeton pa alkool, që po përpiqet të blejë paqe,” shkroi artistja në një postim në rrjetet sociale.

Sipas dokumenteve gjyqësore, Sia do të paguajë rreth 42,500 dollarë në muaj për djalin e tyre 2-vjeçar, Somersault Wonder. Ajo theksoi se ka kujdestarinë kryesore të fëmijës dhe është i vetmi prind që siguron të ardhura, por gjithsesi detyrohet të paguajë për shkak të ligjeve të shtetit të Kalifornisë.

Artistja e hitit Chandelier e përshkroi vitin e fundit si shumë të vështirë.

“Ka qenë një vit i tmerrshëm, por më mësoi si të përballem me situata shumë të vështira, të vendos familjen në plan të parë dhe të mos përthith negativitetin e të tjerëve,” u shpreh ajo.

Përveç pagesës mujore, Sia do të mbulojë edhe: shkollimin privat të djalit, aktivitetet jashtëshkollore si dhe shpenzimet shëndetësore që nuk mbulohen nga siguracioni. Gjithashtu, ajo do të mbajë sigurimin shëndetësor për fëmijën.

Çifti, që u martua në vitin 2022 dhe u nda në vitin 2025, do të ndajë kujdestarinë ligjore të djalit sipas një marrëveshjeje të arritur mes tyre.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI