Flash

A do ta mbajë qeveria këtë herë premtimin për autostradën Tiranë-Durrës?

Lapsi.al 9 April 2026
A do ta mbajë qeveria këtë herë premtimin për

Për të tretën herë, qeveria po jep një afat të ri për hapjen e segmentit të parë të autostradës Tiranë-Durrës deri te mbikalimi i Rinasit. Fillimisht, ish-ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku premtoi se punimet do të mbylleshin në dhjetor. Më pas afati u shty në janar. Tani, qeveria thotë se segmenti do të hapet brenda javës së parë të majit. Pas dy premtimeve të pambajtura, mbetet për t’u parë nëse këtë herë afati do të respektohet apo do të ketë sërish një shtyrje tjetër.

Gjatë një inspektimi në terren këtë të enjte, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi se punimet në këtë lot janë në fazën përfundimtare dhe se brenda javës së parë të muajit maj segmenti do të hapet plotësisht.

“Brenda javës së parë të muajit maj ky lot i këtij segmenti do të hapet plotësisht. Ky aks ka rëndësinë e tij për lidhjen e portit të Durrësit me Morinën dhe për lidhjen mes Veriut me hyrjen në Tiranë por edhe sa i takon turizmit. Duhet të theksojmë që në këtë segment po punojmë me disa projekte të tjera si Bypassi i Tiranës dhe segmenti Kashar-Lekaj”, tha Karakaçi.

Segmenti ka rëndësi të veçantë për trafikun hyrës dhe dalës nga Tirana, për lidhjen me portin e Durrësit dhe për qarkullimin në drejtim të veriut të vendit. Por për qytetarët, përtej deklaratave dhe inspektimeve, ajo që mbetet thelbësore është nëse këtë herë qeveria do ta çojë deri në fund afatin që vetë ka shpallur. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI