Flash

Balla ironi më opozitën: Ju dashnorët më të rinj të integrimit

Lapsi.al 9 April 2026
Balla ironi më opozitën: Ju dashnorët më të rinj

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, tha se në Konferencën e Kryetarëve u diskutua për detyrimin që ka Kuvendi, sapo Gjykata Kushtetuese të zbardhë vendimin e saj, pasi sipas tij Kushtetuesja është në shkelje të vendimit të vet.

Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës, tha se në Konferencën e Kryetarëve nuk kanë hyrë në pjesën e diskutimeve të ndryshimit të rregulloreve të Kuvendit. Sa për mocionin me debat ai tha se i qëndron mendimit që duhej të diskutohej, dhe duke iu përgjigjur Tabakut për mocionin për krimin e organizuar është mbajtur, është realizuar.

“Për të qenë të vërtetë në ato që themi dhe nuk duhet të marrim përsipër të themi gjëra pasi kemi ikur nga salla, zonja që sapo foli nuk ka qëndruar në mbledhjen e kryetarëve deri kur u ra dakord për kalendarin. Kur del në foltore thuaj të vërteta. Gjykata Kushtetuese kemi diskutuar që është në shkelje të ligjit të vet pasi deri në 25 mars duhet të kishte zbardhur vendimin, këtë kemi thënë dhe nuk kemi hyrë fare te pjesa e propozimeve të ndryshimeve të Rregullores.

Kemi rënë dakord zonja Tabaku për kalendarin dhe është e papranueshme të thuash të kundërtën, kur nuk ke qenë as në sallë.

Sa i përket mocionit me debat, jam dakord që duhej të ishte zhvilluar, por të mos harrojmë, se the këtu edhe për mocionin me debat për luftën ndaj krimit të organizuar, është mbajtur ky zonja Tabaku.

Ju thoni që mazhoranca ju ka mohuar të drejtën që të sillni iniciativa ligjore, atë të miratimit të tyre. E ndjek me kërshëri Bundestagun gjerman, nuk di që mazhoranca të miratojë atë që propozohet nga opozita. Nuk ndodh. Edhe këtu kam një propozim publik. Jemi gati t’ju miratojmë edhe ju propozime por jo me forcë e gërdufje, fillimisht na i prezantoni, t’i diskutojmë e më pas i miratojmë. Por sot, ju dashnorët më të rinj të integrimit, do ju jap faktin më domethënës, e kemi nisur legjislaturës në fund të shtatorit, prej asaj dite janë një sërë ligjesh që janë përafruar me legjislacionin e BE, 23 ligje, nuk gjendet një votë pro nga ju.

Me variantin: o pranojeni o ne… nuk ka. Nuk e bëjmë dot, me 83 mandate që na janë besuar më 11 maj, nuk i hamë presionet. Ju keni përjashtuar veten, nuk ju kemi përjashtuar ne”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI