Flash

Barcelona, furi kundër arbitrave: nga Inter te Atletico, episodet e ankimimit në UEFA

Lapsi.al 9 April 2026
Barcelona, furi kundër arbitrave: nga Inter te Atletico, episodet e

Barcelona është e tërbuar për episodet arbitrale në humbjen në “Camp Nou” kundër Atletico Madrid. Më shumë sesa për përjashtimin e mbrojtësit Cubarsi, klubi nuk e ka kapërdirë mos-thirrjen nga VAR të arbitrit Kovacs pas prekjes me dorë të Pubill në rrëmujën e krijuar nga rivënia nga fundorja e portierit Musso.

Siç raporton As, klubi priste penallti plus kartonin e dytë të verdhë për mbrojtësin Colchoneros, i cili kështu do të ishte përjashtuar, duke rikthyer barazinë numerike. Për këtë arsye, Barça po vlerëson mundësinë për të paraqitur një ankesë formale në UEFA për arbitrimin e rumunit, i ndihmuar nga gjermani Dingert në VAR.

Pakënaqësia blaugrana vjen prej kohësh. E përditshmja spanjolle madje thekson se, që kur Joan Laporta u rikthye në presidencën e klubit dhe sfidoi hapur Ceferin dhe sistemin e UEFA-s me projektin Superligë, episodet arbitrale të pafavorshme janë shtuar njëri pas tjetrit.

Lexo më tej: Pubill e kap topin me dorë pas pasimit nga portieri: tërbohet Barça, nuk ka penallti

Dosja e Barcelonës përfshin edhe një tjetër episod që lidhet me të njëjtin Kovacs, konkretisht përjashtimin e Araujo në çerekfinalet e vitit 2024 kundër PSG-së. Por edhe përballjet e fundit me Interin mbeten në mendjen e klubit katalanas: rikthehemi deri në sezonin 2022/23 me prekjen me dorë të Dumfries që bllokoi goditjen e Ansu Fati në fitoren 1-0 të zikaltërve në fazën e grupeve në “San Siro”, ndërsa në të njëjtën ndeshje iu anulua një gol mesfushorit Pedri për një tjetër devijim me dorë, pikërisht nga Fati. Në atë rast arbitër ishte slloveni Vincic.

Nga zemërimi i teknikut Xavi te ai i Flick, i përjashtuar në Milano sezonin e kaluar nga Marciniak në një ndeshje ku gjithçka shkoi keq për spanjollët, edhe në aspektin e vendimeve arbitrale, thekson As. Në humbjen 4-3 ndaj Inter, penalltia për faullin e Cubarsi ndaj Lautaro, faulli i mundshëm për penallti i Mkhitaryan ndaj Yamal që nuk u rishikua në VAR, shtyrjet e Acerbi ndaj Pedri dhe më pas momenti më i diskutuar: kontakti mes Dumfries dhe Gerard Martin para krosit për golin e barazimit të Acerbi, që e çoi ndeshjen në shtesë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI