Flash

Projektligji i PS: Qeveria kërkon të japë shtetësinë shqiptare me dorë të lirë

Lapsi.al 9 April 2026
Projektligji i PS: Qeveria kërkon të japë shtetësinë

Me propozim të deputetit Taulant Balla, mazhoranca socialiste po përgatitet sërish që të liberalizojë kriteret për dhënien e nënshtetësisë shqiptare me procedurë të veçantë për shtetasit e huaj, një praktikë kjo e ndjeshme për shkak të detyrimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit europian.

Projektligji i firmosur nga Balla është përfshirë në kalendarin e punës së Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike për periudhën 13- 30 prill dhe propozon ndryshime në nenin 9 të ligjit të vitit 2020 “Për Shtetësinë”, duke parashikuar konceptin e natyralizimit të shtetasve të huaj “për interes shtetëror”.

Ligji aktual parashikon që në raste të veçanta, një shtetas i huaj mund ta përfitojë pasaportën shqiptare pa përmbushur kushtet mbi kohën e qëndrimit apo njohuritë mbi gjuhën dhe historinë shqiptare, në rastet kur Republika e Shqipërisë ka interes kombëtar për personalitete në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë apo sportit.

Sipas propozimeve të Ballës, natyralizimi për interes shtetëror bëhet në rastet kur shteti shqiptar ka interes të posaçëm për krijimin e një lidhjeje të qëndrueshme me personin e huaj, për shkak “të cilësive, aftësive dhe rrethanave specifike të dobishme të individit ose të veprimtarisë së tij, private ose publike”.

Projektligji parashikon gjithashtu që aplikimet që do të bazohen në nenin 9 të ligjit “Për Shtetësinë” duhet të mbështeten me dokumentacion nga ministrat e kabinetit “Rama” që mbulojnë fushën përkatëse.

“Interesi i posaçëm shtetëror identifikohet, mbështetet dhe garantohet përpara Presidentit të Republikës nga ministri që mbulon fushën përkatëse,” thuhet në projektligj.

Në katër vitet e fundit, kjo është hera e dytë që mazhoranca socialiste përpiqet të ndryshojë ligjin “Për shtetësinë”, që lidhet njëherazi me sigurinë kombëtare dhe procesin e integrimit në BE.

Në vitin 2022, qeveria e kryeministrit Edi Rama inicioi një projekt për ‘shitjen’ e pasaportës shqiptare për shtetas të huaj dhe të pasur që duan të investojnë në Shqipëri, sipas një skeme të njohur ndërkombëtarisht si “pasaportat e arta”.

Qeveria u tërhoq nga projekti pas reagimit të ashpër të Komisionit Europian, i cili e konsideroi këtë praktikë si të papajtueshme me legjislacionin e Bashkimit Europian dhe të rrezikshme për sigurinë. /BIRN

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI