Flash

Kelly Rutherford hesht për dramën mes Lively dhe Baldoni

Lapsi.al 10 April 2026
Kelly Rutherford hesht për dramën mes Lively dhe Baldoni

Aktorja Kelly Rutherford ka zgjedhur të qëndrojë larg dramës ligjore mes ish-bashkëpunëtorëve të saj në Gossip Girl, Blake Lively dhe Justin Baldoni.

Në një intervistë për Daily Mail, Rutherford – e njohur për rolin e Lily van der Woodsen – u shpreh se nuk është e informuar për zhvillimet e fundit në këtë çështje.

“Nuk di shumë për të, të jem e sinqertë. E di që është në lajme, por nuk jam e përfshirë,” tha ajo.

Deklarata vjen pasi një gjykatës në Nju Jork hodhi poshtë të gjitha akuzat për ngacmim seksual të ngritura nga Lively ndaj aktorit. Nga 13 akuza fillestare, tashmë kanë mbetur vetëm tre: shkelje kontrate, hakmarrje dhe ndihmë në hakmarrje.

Pavarësisht dramës ligjore, Rutherford u shpreh e hapur për një rikthim në universin e Gossip Girl, duke sugjeruar një spin-off me kastin origjinal.

“Do të më pëlqente shumë një spin-off. Ishte një eksperiencë fantastike dhe mendoj se publiku do donte të shihte rikthimin e personazheve origjinal,” tha ajo.

Seriali Gossip Girl u transmetua nga viti 2007 deri në 2012, ndërsa një reboot në 2021 nuk arriti të kishte të njëjtin sukses dhe u anulua pas dy sezonesh.

Rutherford shtoi se vazhdon të mbajë kontakte me disa nga ish-kolegët, përfshirë Taylor Momsen dhe Ed Westwick, por theksoi se të gjithë janë të angazhuar me jetën dhe familjet e tyre.

Ndërkohë, beteja ligjore mes Blake Lively dhe Justin Baldoni pritet të vazhdojë, me gjyqin e radhës të planifikuar për muajin maj.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori i Game of Thrones

Aktori irlandez Michael Patrick, i njohur për një rol në serialin Game of Thrones, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare. Lajmin e hidhur e konfirmoi bashkës...

21:16

Offset shfaqet në publik pas sulmit me armë

Reperi Offset është fotografuar duke pirë një cigare jashtë një spitali në Florida, pak pasi u plagos në këmbë nga të shtënat me armë. Artisti, i njohur për ...

19:50

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI