Flash

Kim K humb betejën ligjore, zbulohet marrëveshja me Ray J

Lapsi.al 10 April 2026
Kim K humb betejën ligjore, zbulohet marrëveshja me Ray J

Një gjykatë në Los Anxhelos ka refuzuar kërkesën e Kim Kardashian për të mbajtur të fshehta detajet e një marrëveshjeje prej 6 milionë dollarësh me Ray J.

Marrëveshja lidhet me përplasjet ligjore mes dy palëve, të cilat nisën pasi Kardashian, në një episod të reality show-t The Kardashians në vitin 2022, e akuzoi këngëtarin se kishte tentuar ta shantazhonte me një video të dytë intime dhe se e kishte abuzuar seksualisht ndërsa ajo ishte në gjumë. Në përgjigje, Ray J kërcënoi me padi, çka çoi më pas në arritjen e marrëveshjes mes tyre.

Konflikti u rindez vitin e kaluar, kur Ray J – emri i vërtetë i të cilit është Ray Norwood Jr. – deklaroi në një video live se Kardashian dhe nëna e saj mund të ishin pjesë e një “ndërmarrjeje kriminale” dhe se mund të përballeshin me akuza federale. Ai madje u dëgjua duke thënë në një dokumentar të lidhur me Sean "Diddy" Combs se nuk do të habitej nëse familja Kardashian do të akuzohej për aktivitete kriminale.

Pas këtyre deklaratave, Kardashian ngriti padi për shpifje, duke e akuzuar Ray J se po përpiqej të përfitonte nga fama e saj. Nga ana tjetër, këngëtari paraqiti një kundërpadi, duke pretenduar se ajo kishte shkelur kushtet e marrëveshjes së vitit 2023, e cila ndalonte të dyja palët të flisnin publikisht për videon intime.

Kardashian kërkoi që dokumentet gjyqësore të paraqitura nga Ray J të mbaheshin konfidenciale, duke argumentuar se përmbanin informacion shumë privat. Megjithatë, më 30 mars, gjykatësi i Gjykatës së Lartë të Los Anxhelosit, Steven Ellis, vendosi kundër saj.

Sipas vendimit, e drejta e publikut për transparencë ka më shumë peshë sesa pretendimet për privatësi në këtë rast. Gjykatësi theksoi se Kardashian nuk kishte paraqitur prova të mjaftueshme se publikimi i marrëveshjes do t’i shkaktonte dëm.

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori i Game of Thrones

Aktori irlandez Michael Patrick, i njohur për një rol në serialin Game of Thrones, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare. Lajmin e hidhur e konfirmoi bashkës...

21:16

Offset shfaqet në publik pas sulmit me armë

Reperi Offset është fotografuar duke pirë një cigare jashtë një spitali në Florida, pak pasi u plagos në këmbë nga të shtënat me armë. Artisti, i njohur për ...

19:50

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI