Flash

U plagos në një sulm ajror në Teheran, ish-ministri i Jashtëm iranian ndërron jetë

Lapsi.al 10 April 2026
U plagos në një sulm ajror në Teheran, ish-ministri i

Ish-ministri i Jashtëm i Iranit Kamal Kharrazi ka ndërruar jetë, pasi u plagos gjatë sulmit amerikano-izraelit që synonte shtëpinë e tij në fillim të këtij muaji. Zyrtarët iranianë thanë javën e kaluar, se gruaja e Kharazit u vra gjatë sulmitajror të ndodhur më 1 prill, ndërsa ai u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në një spital aty pranë për trajtim.

Frederik Pleitgen i CNN intervistoi Kharazin në Teheran në mars në një bisedë ekskluzive të zhvilluar me lejen e qeverisë iraniane, siç kërkohet sipas rregulloreve lokale. Në atë intervistë, Kharazi i tha CNN se besonte që Irani mund ta mbante konfliktin për një periudhë të gjatë dhe tha se nuk shihte vend për diplomaci.

Ai parashikoi se lufta do të përfundonte vetëm nëpërmjet 'dhimbjes' ekonomike që shkakton. Kharrazi shërbeu si ministër i Jashtëm i Iranit në periudhën 1997–2005 dhe ishte gjithashtu këshilltar i liderit suprem, Ali Khamenei.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e premte

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare kryesisht pas...

07:50

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI