Flash

Vëllai i Mauro Icardi: “Nuk flasim prej 10 vitesh, ndryshoi për shkak të parave”

Lapsi.al 10 April 2026
Vëllai i Mauro Icardi: “Nuk flasim prej 10 vitesh, ndryshoi për
Marrëdhënia mes futbollistit Mauro Icardi dhe vëllait të tij më të vogël Guido ka qenë, prej vitesh, e karakterizuar nga një përçarje e thellë dhe tensione publike shumë të forta, të ushqyera kryesisht nga dinamika familjare aspak të thjeshta. Gjatë një interviste me Moria Casán në “La mañana con Moria”, vëllai i Mauritos foli hapur për raportin e tyre tashmë plotësisht të shkatërruar. “Ajo që e ndryshoi Mauron ishte suksesi në futboll dhe paratë që fitoi – shpjegoi ai. – Vinim nga origjina shumë modeste. Ishim shumë të varfër. Madje kemi jetuar edhe në garazhin e një klubi futbolli”. Dallimet mes të dyve u bënë publike sidomos gjatë periudhës kur Mauro ishte i lidhur me Wanda Nara. Guido përdorte shpesh rrjetet sociale në ato vite për të hedhur akuza të forta, duke pretenduar se kunata e kishte larguar Mauron nga familja e tij, përfshirë prindërit dhe vëllezërit. Sipas Guidos, edhe ngritja sociale dhe ekonomike e sulmuesit solli një largim gradual: “Tani ai është rritur aq shumë ekonomikisht dhe socialisht sa ndodhet në një tjetër nivel”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Menjunje (@menjunjetv)

Në disa postime dhe intervista, Guido e ka përkufizuar marrëdhënien me të vëllain si “joekzistente”, duke akuzuar Wanda Nara-n se e ka “transformuar” Mauron dhe e ka izoluar. Gjithashtu gjatë intervistës, Guido Icardi iu përgjigj drejtpërdrejt atyre që e kanë akuzuar se po shfrytëzon situatën e vëllait për të tërhequr vëmendje. “Ato që po bëj publike janë gjëra që njihen nga të gjithë, si fakti që nuk kam marrëdhënie me vëllain tim dhe që prej kohësh jemi të huaj; është diçka që të gjithë e dinë dhe për të cilën mund të flas në rrjetet sociale”.

Arsyet e prishjes mes Guido dhe Mauro Icardi

Largimi mes Guido dhe Mauro Icardi zgjat, sipas vetë Guidos, prej 10 vitesh. I pyetur nga Moria Casán për arsyet e kësaj ndarjeje, ai u përgjigj: “Nuk është një çështje personale me mua – shpjegon ai më tej. – Ai po sillet kështu me gjithë familjen. Po largohet, nuk do ta kuptoj kurrë, nuk mund të bëjmë asgjë, por fama më bën mirë. Kudo që shkoj, jam vëllai i Mauros”, pranoi ai drejtpërdrejt. Guido kujtoi gjithashtu se me sulmuesin aktual të Galatasaray Mauro Icardi kishin planifikuar të nisnin së bashku një markë veshjesh, projekte që më pas dështuan: “Kishim folur për të lançuar markën tonë të veshjeve, por papritur gjithçka u harrua – shton ai. – Shpesh pyesja veten se kur do të kthehej, por jo, ai po largohej gjithnjë e më shumë”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI