Flash

Spiropali vijon 'kunjat' e koduara në urime: Më pak mllef, përçarje e mosmarrëveshje

Lapsi.al 11 April 2026
Spiropali vijon 'kunjat' e koduara në urime: Më pak mllef,

Elisa Spiropalit nuk i del e keqja! Socialistja nuk humbet rastin dhe çdo postim e urim e kthen në një mesazh të koduar me nuanca politike. Në një postim për Pashkën Ortodokse, Spiropali uroi besimtarët, me një mesazh për “më pak mllef, urrejtje dhe përçarje”, që tingëllon më shumë si reflektim i brendshëm sesa thjesht një urim sezonal.

“Në këtë Vigjilje të Pashkës Ortodokse, për njerëzit e vendit tonë të jashtëzakonshëm, uroj sa më pak mllef, mosmarrëveshje, hidhërim, makutëri, urrejtje, dhe sa më shumë mirëkuptim, liri, mbrothësi, punë dhe begati”, shkruan Spiropali.

Pas përplasjeve të fundit brenda PS, postimi i ish-ministres shkon përtej urimit tradicional, duke u lexuar si një mesazh për klimën e brendshme në mazhorancë. Kjo nuk është hera e parë që Spiropali ka hedhur shigjeta, me statuse dhe urime që "flasin mes rreshtash”, duke shtuar pikëpyetjet mbi tensione brenda partisë, sidomos në një moment kur emra të rëndësishëm të qeverisë si Balluku, janë në qendër të hetimeve nga SPAK.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI