Flash

Pacolli: E padrejtë ajo që po më bëhet me aeroportin e Vlorës

Lapsi.al 13 April 2026
Pacolli: E padrejtë ajo që po më bëhet me aeroportin e

Biznesmeni nga Kosova Behgjet Pacolli ka komentuar sërish atë që po ndodh me aeroportin e Vlorës. Në një intervistë në emisionin “Opinion” në Tv Klan ai tha se nuk ka nënshkruar asnjë kontratë, por ka pasur dijeni për to.

“Nuk kam qenë i përfshirë në nënshkrimin e kontratave. Nuk kam nënshkruar. Kam qenë person i informuar. Projektin e Aeroportit të Vlorës e kam pasur me shumë dëshirë. Doja të bëja diçka të bukur në Vlorë. Këtë eksperiencë nuk e kam përjetuar asnjëherë më parë. Një projekt i tillë u trajtua pa asnjë respekt, pa asnjë dëshirë që të ketë sukses projekti”, tha Pacolli.

I pyetur nëse është në dijeni të akuzave të SPAK, Pacolli u shpreh se asgjë nuk është e vërtetë. Ai tha se kompania e tij ka ndërtuar shumë aeroporte dhe kurrë nuk ka pasur probleme. Pacolli tha se e disponon dokumentacionin e plotë për ndërtimin.

“Nuk mungojnë dokumentet. Ne e kemi kopjen e dokumentacionit. MABKO ka garantuar kapitalin fillestar prej 5 milionë eurosh. Kemi paguar faturat e punëkryesit. Kredia është garantuar nga MABKO” – tha Pacolli.

Ai tha se policia nuk po lejon punëtorët e kompanisë së tij në aeroport. Sipas Pacollit, kompania e tij është pezulluar padrejtësisht nga projekti pasi gjykata është bazuar në thashetheme se po ia dorëzonte aeroportin një kompanie ruse dhe se kredia 100 milionë euro e marrë në bankë është sipas ligjeve në fuqi.

Më 31 tetor 2025, për afro 4 orë, biznesmeni Behgjet Pacolli u mor në pyetje në Prokurorinë e Tiranës, lidhur me konfliktin e lindur mes tij dhe ortakut të tij, Valon Ademi, për koncesionin e aeroportit të Vlorës.

Për këtë investim, Pacolli pretendon se ka 98% të aksioneve nëpërmjet kompanisë së tij “Mabco Construction S.A.”. Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal për veprën penale të mashtrimit me pasoja të rënda dhe mashtrimit kompjuterik.

Ky procedim penal është regjistruar mbi bazën e dy kallëzimeve, si nga ana e Pacollit, ashtu edhe nga Ademi, i cili pretendon se zotëron 49% të aksioneve përmes kompanisë “2A Group”.

Prej javësh, prokuroria po merr në pyetje persona lidhur me hetimet, por ende nuk ka persona nën hetim. Pavarësisht konfliktit mes ortakeve, Pacolli tha se mosmarrëveshjet nuk do të pengojnë përfundimin e aeroportit.

Mosmarrëveshjet mes dy ortakeve kanë çuar në pezullimin e aktivitetit të shoqërisë “Vlora International Airport”, nga Gjykata e Tiranës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI