Flash

Pirati Muriqi, legjendë në ishull: askush si ai në Majorka, kalon Eto’o, tremb Mbappé

Lapsi.al 13 April 2026
Pirati Muriqi, legjendë në ishull: askush si ai në Majorka, kalon
Vedat Muriqi po jeton një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij, duke u shndërruar në figurën qendrore të Mallorca-s dhe një nga protagonistët e këtij sezoni në La Liga. Sulmuesi kosovar ka hyrë përfundimisht në historinë e klubit spanjoll, pasi me paraqitjet e fundit ka arritur të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për ekipin në kampionat, duke lënë pas një emër legjendar si Samuel Eto’o. Ky rekord, që për vite me radhë dukej i paarritshëm, tashmë mban firmën e Muriqit, i cili po konfirmon një vazhdimësi dhe ndikim të jashtëzakonshëm në lojën e skuadrës.

Mbappé në shënjestër

Forma e tij aktuale është mbresëlënëse dhe e mbështetur nga shifra konkrete. Dy golat e shënuar ndaj Rayo Vallecano jo vetëm që i siguruan fitoren Mallorca-s, por e çuan totalin sezonal të Muriqit në 21 gola në La Liga, duke e futur fuqishëm në garën për “Këpucën e Artë”. Ai ndodhet vetëm dy gola pas Kylian Mbappé, duke përfituar edhe nga fakti që sulmuesi i Real Madrid ka pasur një rënie të lehtë në javët e fundit, pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës që prej muajit shkurt.

Mbijetesa e Mallorca-s e Këpuca e Artë

Muriqi, në planin kolektiv, me kontributin e tij ka qenë vendimtar për mbijetesën e Mallorca-s. Skuadra ka marrë tre fitore në katër ndeshjet e fundit, duke u larguar disi nga zona e rrezikut dhe duke u ngjitur në vendin e 15-të. Fitorja bindëse 3-0 ndaj Rayo Vallecano ishte një tjetër dëshmi e momentit pozitiv, me Muriqin protagonist absolut falë dopietës së tij, ndërsa goli tjetër u realizua nga Jan Virgili. Nëse kjo formë do të vazhdojë edhe në javët e mbetura të kampionatit, Muriqi jo vetëm që mund të konsolidojë statusin e tij si një nga sulmuesit më të mirë të La Liga, por edhe të synojë realisht kreun e renditjes së golashënuesve. Me disa ndeshje ende për t’u luajtur, gara mbetet e hapur dhe sulmuesi kosovar ka treguar se ka kapacitetin për të sfiduar edhe emrat më të mëdhenj të futbollit europian.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI