Flash

Taylor Swift përfshihet në çështjen gjyqësore të aktorëve

Lapsi.al 13 April 2026
Taylor Swift përfshihet në çështjen gjyqësore të

Emri i Taylor Swift është përfshirë edhe një herë në konfliktin ligjor mes Blake Lively dhe Justin Baldoni, në prag të gjyqit për filmin It Ends With Us.

Sipas dokumenteve gjyqësore, emri i këngëtares është përfshirë në një listë pyetjesh që do t’u bëhen juristëve të mundshëm, për të përcaktuar nëse ata njohin persona që mund të përmenden apo të dëshmojnë gjatë procesit gjyqësor që pritet të nisë në maj.

Një nga pyetjet është: “A njihni ndonjë nga personat e mëposhtëm për të cilët mund të dëgjoni gjatë gjyqit?”, ku mes shumë emrave të njohur figuron edhe Swift.

Përveç saj, në listë përfshihen edhe figura të tjera të njohura si bashkëshorti i Lively, Ryan Reynolds, motra e saj Robyn Lively, si dhe emra nga kasti i filmit si Hasan Minhaj dhe Jenny Slate. Po ashtu përmendet edhe autorja e romanit, Colleen Hoover.

Në një zhvillim tjetër, ekipi ligjor i Baldoni ka kërkuar më shumë kohë për të shqyrtuar listën e gjatë të provave dhe dëshmitarëve të paraqitur nga pala e Lively, duke e cilësuar atë si të tepërt dhe me vlerë të kufizuar për çështjen.

Sipas tyre, disa nga materialet e dorëzuara përfshijnë elemente të parëndësishme, si një artikull për një recetë biskotash të Taylor Swift apo foto të aktores me këngëtaren, të cilat, sipas mbrojtjes, nuk do të kenë ndikim në vendimin e jurisë.

Kjo vjen pasi Baldoni shënoi një fitore të rëndësishme në gjykatë më herët këtë muaj, kur 13 nga akuzat e ngritura ndaj tij u rrëzuan.

Megjithatë, dy palët do të përballen në gjyq më 18 maj për tre akuza të mbetura: shkelje kontrate, hakmarrje dhe ndihmë në hakmarrje, pasi negociatat për marrëveshje dështuan.

Të këshilluara

Harrison Ford rrëfen betejën me depresionin

Harrison Ford, ka rrëfyer së fundmi se gjatë viteve të tij në kolegj ka kaluar një periudhë të vështirë depresioni të rëndë. Në një episod të podcast-it “Awa...

16:55

Dhurata e Ben Affleck për Lopez pas divorcit

Ben Affleck raportohet se i ka dhuruar ish-bashkëshortes së tij, Jennifer Lopez, të gjithë pjesën e tij në vilën luksoze me vlerë rreth 60 milionë dollarë — pa ...

11:09

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI