Flash

U fut për të grabitur banesën, hajduti gjendet pa jetë brenda ambienteve të shtëpisë

Lapsi.al 13 April 2026
U fut për të grabitur banesën, hajduti gjendet pa jetë

Një ngjarje e pazakontë me fund fatal është regjistruar gjatë orëve të natës në lagjen “8 Shkurti” në Fier. Një person, rreth 40 vjeç ka humbur jetën në tentativë për të vjedhur në një banesë. Viktima, ende e paidentifikuar, dyshohet se ka mbetur i bllokuar në një nga dritaret e shtëpisë gjatë përpjekjes për t’u futur brenda. Sipas dëshmisë së Nikollaq Lules, vëllait të kryefamiljarit, banesa trekatëshe i përket Uan Lules, i cili prej rreth një muaji ndodhet në Greqi pranë familjarëve të tij. Personi që kujdeset për shtëpinë e ka gjetur të pajetë të dyshuarin në dritaren e banesës dhe ka njoftuar autoritetet.

Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut të Fierit. Policia po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 13 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 95.3 lekë dhe do shitet me 96.1 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet m...

09:15

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI