Flash

Berisha: E gjithë bota ka marrë masa për krizën e naftës, Rama i vjedh

Lapsi.al 14 April 2026
Berisha: E gjithë bota ka marrë masa për krizën e

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi se protesta e 17 prillit do të jetë një revoltë e fuqishme qytetare kundër korrupsionit dhe gjendjes ekonomike në vend. Në deklaratën e tij për mediat, Berisha kritikoi qeverinë për politikat mbi çmimin e naftës dhe subvencionet për fermerët.

Berisha ka thënë se Shqipëria po ndjek një kurs të ndryshëm nga vendet e BE-së, të cilat sipas tij, kanë lehtësuar barrën fiskale për karburantet dhe bujqësinë.

"Do të jetë një revoltë e fuqishme e qytetarëve shqiptarë në mbrojtje, në mbrojtje të interesave të tyre më jetike, luftës kundër korrupsionit, shtetit ligjor, mbrojtjes nga vjedhjet e Edi Rama dhe qeveritarë, në mbrojtje të vokacionit të tyre perëndimor, por edhe të gjendjes së tyre nga katastrofa ekonomike që po ndodh. Ju e ndëgjuat. Cilat janë zhvillimet sot në Evropë në raport me naftën? Nafta është gjaku i ekonomisë dhe është materia me ndikim më të fuqishëm jo vetëm në industri, jo vetëm në ata që kanë makina, por dhe të gjithë ata që ushqehen, të gjithë ata që blejnë në dyqane, të gjithë ata që ecin, që përdorin transportin, që lëvizin. E gjithë Evropa, e gjithë bota perëndimore, Australia, janë angazhuar në lehtësime të menjëhershme të barrës fiskale mbi naftën. Në një kohë kur Edi Rama po nxjerr fitime përrallore për shkak të rritjes së TVSH-së dhe nuk ul asgjë, derisa nafta thotë të kalojë 224 lekë për litër. Përveç kësaj, ai mori një vendim absolutisht me synim falimentimin e fermerëve shqiptarë. Më lejoni t'i informoj fermerët e vendit, se Gjermania në një akt para tre ditësh, vendosi të dyfishojë subvencionin e naftës për fermerët. Ta dyfishojë. Të tjerat po kështu, Suedia. Dhe vende të tjera, Suedia uli TVSH-në e ushqimeve në 6%, nga 12% që e kishte. Për shkak të këtyre çmimeve. Kurse Edi Rama hoqi subvencionimin për fermerë shqiptarë dhe shkoi në paturpësinë, pacipësinë më të madhe. U deklaroi 2 metra gënjeshtar, u deklaroi se Evropa nuk e përdor më subvencionin. Edhe njëherë u them fermerëve shqiptarë se nuk ka asnjë vend në, në vendet anëtare të Bashkimit Evropian apo që negociojnë, të cilat nuk japin subvencion për naftën për fermerët," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI