Flash

Drejtuesi humb kontrollin, përmbyset automjeti dhe përfshihet nga flakët në Devoll

Lapsi.al 14 April 2026
Drejtuesi humb kontrollin, përmbyset automjeti dhe përfshihet nga

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e djeshme në aksin Hocisht-Graçë, në bashkinë Devoll, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke u përfshirë më pas nga flakët.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, ndërsa në automjet udhëtonin edhe dy të rinj të tjerë. Si pasojë e aksidentit, ata kanë pësuar lëndime, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Momente paniku janë regjistruar menjëherë pas përmbysjes, kur mjeti ka marrë flakë, duke rrezikuar seriozisht jetën e tre të rinjve. Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë ndërhyrë menjëherë, duke i nxjerrë në kohë nga automjeti që digjej.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 14 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me 82 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me ...

08:35

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI