Flash

Ish-kryebashkiaku i Finiqit dënohet me dy vjet burg pasi abuzoi me tenderat

Lapsi.al 14 April 2026
Ish-kryebashkiaku i Finiqit dënohet me dy vjet burg pasi abuzoi me tenderat

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 4 vite burgim ish-kryebashkiakun e Finiqit, Leonidha Hristo. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim u reduktua përfundimisht në 2 vite heqje lirie.

Ish-zyrtari u shpall fajtor për akuzën e "shpërdorimit të detyrës" lidhur me abuzime në tendera që kapin vlerën e 77 milionë lekëve. Hetimet e SPAK vërtetuan se gjatë viteve 2017-2019 ishin kryer procedura fiktive për të favorizuar fitues të paracaktuar.

Leonidha Hristo ishte gjithashtu pjesëmarrës në zgjedhjet lokale të vitit 2023 si kandidat i koalicionit "Bashkë Fitojmë". Ndërkohë, bashkëpunëtorët e tjerë të tij në këto shkelje po gjykohen në Gjykatën e Sarandës pas shpalljes së moskompetencës nga GJKKO.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI