Flash

Nuk ndalet rritja e qirave, në disa zona çmimet për vitin 2026 shtrenjtohen

Lapsi.al 14 April 2026
Nuk ndalet rritja e qirave, në disa zona çmimet për vitin 2026

Çmimet e qirave për apartamentet me qëllim strehimi në Tiranë vijuan tendencën rritëse edhe në 2026, duke ndikuar drejtpërdrejt në inflacion. Për muajin mars, sipas të dhënave të INSTAT, grupi i qirave ka dhënë ndikimin kryesor në inflacion, me 0.95 pikë përqindje, nga 2.6% që u rrit inflacioni në total. Transporti ka ndikuar me 0.48 pikë përqindje dhe ushqimet e pijet alkoolike me 0.44 pikë përqindje. Një vëzhgim i bërë nga “Monitor” në Tiranë çmimet e qirave për apartamente afatgjatë për disa zona kanë shënuar tendencë rritëse.

Sipas agjentëve imobiliarë, pranë stadiumit “Dinamo”, çmimet e apartamenteve tipologji 1+1 variojnë nga 500 deri 1,000 euro, krahasuar me 500–800 euro vitin e kaluar. Çmimet maksimale janë rritur deri në 25%. Rritje ka pasur edhe për apartamentet 1+1 në zonën e Liqenit, ku agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme raportojnë se çmimet maksimale kanë arritur deri në 1,500 euro në muaj, nga 1,300 euro në vitin 2025. Qiratë janë shtrenjtuar 15%.

Për apartamentet pranë Komunës së Parisit, me sipërfaqe 1+1, çmimet e qirasë për vitin 2025 varionin nga 500 deri në 800 euro në muaj. Për 2026, në rrugën e Kosovarëve, apartamentet 1+1 (përfshirë post parkimi) kanë arritur 900 euro. Për apartamentet 2+1, çmimet pa përfshirë postin e parkimit arrijnë 1,000 euro, ndërsa me post parkimi luhaten deri në 1,200 euro. Vjet, çmimi maksimal në këtë zonë ishte 1,100 euro. Sipas agjentëve imobiliarë apartamentet e vëna në dispozicion me qira me këto çmime janë prona me mobilim bashkëkohor dhe në ndërtime të vitit 2025.

Periferia vijon të mbajë çmime të ngjashme si vitet e mëparshme. Në zonën e Freskut, apartamentet 1+1 jepen me qira 380–400 euro, ndërsa 2+1 me qira 450 euro.

Agjentët imobiliarë shpjegojnë se rritja e çmimeve nuk është vetëm pasojë e kërkesës së lartë, por edhe e shfrytëzimit të pronave për qira afatshkurtër, që pakëson ofertën e disponueshme për qira afatgjata. Ky fenomen po shton presionin mbi tregun dhe pritet të ndikojë edhe në vitin 2026.

Sipas të dhënave nga AirDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb, të bëra të disponueshme për “Monitor”, vetëm në Tiranë kishte mesatarisht të listuara rreth 5200 njësi në vitin 2025, nga rreth një mijë që ishte kjo shifër në vitin 2021, kur është e dhëna e parë e disponueshme, me pesëfishim.

Ndërsa në total në të gjithë vendin ishin të disponueshme për vitin 2025 rreth 26,3 mijë apartamente të dhëna me qira afatshkurtër përmes platformave AirBnb (në total përfshihen edhe të dhëna nga platformat Booking dhe Expedia). Në 2024 totali i apartamenteve ishte 21 mijë. Rritja rreth 25%./Monitor

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI