Flash

Përsëritja e penalltisë, Yzeiraj nën akuzë: pse arbitri i dha mundësi tjetër Ze Gomes

Lapsi.al 14 April 2026
Përsëritja e penalltisë, Yzeiraj nën akuzë: pse arbitri

Në Elbasan Arena Partizani ka dalë i mposhtur 3-0 nga Elbasani, që për më tepër luante edhe me 10 lojtarë. Të kuqtë kanë humbur vendin e katërt në renditje të kaluar nga Dinamo, por në shënjestër kanë vendosur arbitrin Olsion Yzeiraj, që në minutën e 56' ka akorduar penalltinë me të cilën verdheblutë kaluan në avantazh.

Nuk është akordimi i penalltisë, për prekjen me dorë nga Isgandarli, që ka shpërthyer zemërimin e Partizanit, por vendimi i arbitrit Yzeiraj për të përsëritur penalltinë, pasi portieri Qirko priti goditjen e parë të Ze Gomes. Sulmuesi u paraqit tek pika e bardhë dhe pas disa minutash provokime e vonesash, pa t’i pritej goditja e tij nga portieri Qirko. Një pritje që solli shpërthim emocional të të kuqve, të cilët festuan si të çmendur duke menduar se kishin shpëtuar.

[video width="654" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/04/69dd34efdfaf6-1.mp4"][/video]

Lexo më tej: Elbasani dërrmon Partizanin: verdheblutë bëjnë tris me 10 lojtarë

Por pikërisht në atë moment Yzeiraj bëri me shenjë se penalltia duhej përsëritur. Fillimisht u mendua se arbitri kishte parë portierin të dilte nga porta, por pamjet filmike treguan se Qirko kishte mbetur në vijë, me një këmbë madje brenda portës. Kjo rrëzon mundësinë që të ishte shkaku i përsëritjes së 11 metërshit, duke bërë që Yzeiraj të ketë parë lojtarët e Partizanit, Qakën konkretisht të jetë futur në zonë para ekzekutimit nga Ze Gomes.

Edhe këtu, nëse është kështu, nuk ka asgjë evidente dhe për një standard të tillë, duhen përsëritur pothuaj të gjithë penalltitë, sepse hyrje të tilla kaq jo invazive ndodhin në të gjitha rastet. Kjo logjikë ka tërbuar klubin kryeqytetas, që pas përsëritjes pa të kalonte në disavantazh dhe në fund të humbiste ndeshjen 3-0.

Edhe në kartonin e kuq, që la Elbasanin me 10 lojtarë, Yzeiraj kishte treguar fillimisht kartonin e verdhë në minutën e 20 dhe vetëm VAR ndryshoi ngjyrën e kartonit për Mustën.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI