Flash

Morën peng biznesmenin, 3 të rinjtë kërkuan 1 mln euro për investim në kriptomonedha

Lapsi.al 14 April 2026
Morën peng biznesmenin, 3 të rinjtë kërkuan 1 mln euro

Zbardhet ngjarja e rëndë e ndodhur në Xhafzotaj, ku tre të rinj morën me forcë një 32-vjeçar dhe e mbajtën peng për disa orë në një ambient privat. Së fundmi, në pranga ka rënë Jurgen Neza, vëllai i Kevin Nezës dhe kushëriri i Hysen Nezës, të cilët u arrestuan një ditë më parë në lidhje me ngjarjen.

Sipas burimeve, 32-vjeçari, biznesmen në fushën e ndërtimit, është marrë peng nga të rinjtë me qëllim që ta detyronin të investonte një shumë të madhe parash, rreth 1 milion euro në kriptomonedha.

Gjatë kohës që është mbajtur në ambientin privat, ai është kërcënuar dhe dhunuar nga autorët, të cilët mësohet se ishin të përfshirë në aktivitetin e kriptomonedhave. Pas lirimit, 32-vjeçari ka bërë kallëzim në polici, duke çuar në identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 14 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me 82 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me ...

08:35

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI