Flash

Berisha: Injorant më i madh se Rama nuk është ulur në atë karrige që nga 1912

Lapsi.al 15 April 2026
Berisha: Injorant më i madh se Rama nuk është ulur në

Sali Berisha ishte sot në një takim me fermerët në Berat, ku ndër të tjera foli për naftën dhe për pensionet.

Kryedemokrati theksoi se PD në pushtet do të heqë çdo taksë për naftën dhe do japë subvencione për fermerët si çdo qeveri europiane.

Sakaq, për pensionet shtoi se Rama doli një mashtrues i pashpirt, pasi bonusi i shumëpritur ishte vetëm 8 euro, sa dy kg domate. Ai tha se Rama është injoranti më i madh në krye të shtetit shqiptar prej 1912.

"Për pensionet, doli një mashtrues i pashpirt. Me pensionin shumica e pensionistëve nuk blejnë dot ilaçet e muajit. Nuk mbyllin dot muajin as për ushqime. Ky rri e thotë bonusin. Sa doli? 8 euro doli. Për 690 mijë pensionistë bonusi i shumëpritur doli 8 euro, dy kg domate. A ka tallje më e madhe? në 2013 thoshte pension mesatar ishte 80 euro. Injorant më i madh nuk është ulur kush në atë karrige që kur u themelua shteti shqiptar. Nuk i dëgjon dot një fjali shtetari. Një fjali për jetën tuaj ekonomike, nuk e dëgjoni dot. Ngatërron TVSH me naftën. Ato koncepte ka. Bonusi i pensionistëve, çfarë mund të marrë me 150 euro. Më thuaj. Pensionisti nuk merr dot ilaçet. Më së paku duhej 400 euro pensioni mesatar. I mbajti. Pse u rritën pensionet në serbi, Mal të Zi. Ne ishim para tyre për pensione. Ky me koncepte të vjetra. Nuk rrisin rroga në socializëm. Edhe ky mendoi se me atë mënyrë mund të ecë, por ky është treg", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI