Flash

Berisha: Rama i përçmon fermerët. Sillet si pushtues!

Lapsi.al 15 April 2026
Berisha: Rama i përçmon fermerët. Sillet si pushtues!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me fermerët në Berat, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për mashtrim dhe përçmim ndaj bujqve shqiptarë. Berisha deklaroi se Rama ka gënjyer kur ka thënë se vendet europiane nuk subvencionojnë naftën për fermerët. Sipas tij, në të gjithë Europën ekzistojnë skema mbështetëse, ndërsa në Shqipëri fermerët lihen pa ndihmë.

Sipas Berishës, kjo politikë po dëmton rëndë sektorin bujqësor. Ai e cilësoi qasjen e qeverisë si “armiqësore” ndaj fermerëve, duke theksuar se mungesa e mbështetjes po nxit largimin e tyre dhe po dëmton ekonominë e vendit.

"Ky kryeministër shkon dhe mashtron në mënyrën më të paturpshme. Në Europë nuk subvencionohet nafta. Në një kohe kur në Europë nuk ka asnjë vend që nuk subvencionon naftën fermerët. Përsëri fliste, ti i thoshte do sjellës faturën dhe të marrësh 10%. Është një pykë e vërtetë. Ajo 10% nuk ka lidhje me naftën. Ajo ka lidhje me TVSH. Gjë krejt tjetër. Kurse ky thoshte për të marrë naftën, sill faturën dhe merr 10%. Tregon një përçmim ndaj njerëzve që derdhin lumenj djerse. Askush nuk e ka fitimin më me mund se fermeri.

Ky merr një vendim, në një moment kur nafta, ka kapur atë çmim sa punimi i tokës bëhet i paleverdisshëm. Në kohën e pushtimit serb të Kosovës, u rrit çmimi i naftës. Kosova mbeti djerrë masivisht. E diskutoja me Ibrahim Rugovën. Nëse ka diçka që e lë tokën djerrë nuk e zëvendëson parmenda traktorin, dhe ky në vend që të bënte atë që po bën çdo kryeministër në Europë. Gjermania e rriti e dyfishoi subvencionimin, përsëri ka ndërhyrë sot. Përndryshe fermerët falimentojnë. Falimentimi i tyre është një dramë jo vetëm e tyre por për gjithë shoqërinë. Sot jeni 39% e popullatës. Ju jepni 19% të prodhimit të përgjithshëm kombëtar. Ju merrni si shpërblim 0.2% të PBB. Nuk ka vend tjetër si kjo.

Një tallje, mirëpo çfarë sjell kjo? Kjo sjell toka djerrë. Kjo sjell largim masiv nga Shqipëria. Sjell importet. Kjo sjell çmime stratosferike. 5 mijë lek domatja në treg. 500 lek e marrin në import, 10 fish e shesin. Kjo qeveri sillet si një pushtues i keq ndaj qytetarëve. Aplikon politika të largimit të tyre, falimentimit. Toka në Shqipëri është një pasuri e çmuar, e cilësisë shumë të lartë. Tokë me diell dhe ujë sa askund. Dhe ju jeni të aftë, nuk ka fermerë më të aftë sa ju. Të lënë pa kurrfarë mbështetje, është një qëndrim armiqësor ndaj jush.", tha ai.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI