Flash

Gjykata e Tiranës sekuestron llogaritë bankare të disa kompanive të ndërtimit

Lapsi.al 15 April 2026
Gjykata e Tiranës sekuestron llogaritë bankare të disa kompanive

Në kuadër të një hetimi mbi burimin e të ardhurave, Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestro mbi llogaritë bankare të disa kompanive të ndërtimit.

Sipas vendimit që u bë me kërkesë të prokurorit Ndini Tavani, janë sekuestruar llogaritë bankare të kompanive “Olt Flor”, “Olti Group”, “Albavia” dhe “Standard”, “Alaska”, "Kukës Chrome Minerals" si dhe "Troci 2005". Administratorët e kompanisë “Albavia” janë Hasan Hafizi, bashkëshorti i ish-deputetes së PS, Mimoza Hafizit, dhe Shkëlqim Rakipaj.

Masat e sekuestros janë ndërmarrë pasi autoritetet dyshojnë se fondet e këtyre kompanive nuk justifikohen me aktivitetin e tyre ekonomik. Hetimet vijojnë për të përcaktuar origjinën e saktë të parave dhe për të verifikuar nëse ka elementë të shkeljeve ligjore. Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se kjo është një ndërhyrje në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave dhe informalitetit në sektorin e ndërtimit.

Të këshilluara

Erion Braçe paraqitet në GJKKO

Deputeti i PS Erion Braçe është paraqitur mëngjesin e sotëm në GJKKO, për një çështje gjyqësore që lidhet me akuzën për shpifje. Braçe mbërriti në ambientet ...

09:40

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime me diell pas orëve të mesditës. Reshjet e her...

08:18

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI