Flash

Grup kríminal i organizuar dhe trafik drøge, SPAK shpall 11 masa arresti

Lapsi.al 15 April 2026
Grup kríminal i organizuar dhe trafik drøge, SPAK shpall 11 masa

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë një aksion të gjerë, ku janë firmosur 11 urdhër-arreste.

Burime bëjnë me dije se urdhrat janë lëshuar nga prokurori Alfred Shehu, ndërsa operacioni është shoqëruar me arrestime dhe kontrolle në disa zona. Mësohet se aksioni është goditje ndaj një grupi të trafikut të drogës.

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 11 urdhër arreste, ku mes tyre është edhe Jetmir Pepa, pronar i kompanisë së ndërtimit ‘Pepa Group’. Urdhër-arresti për Jetmir Pepën nuk është ekzekutuar, pasi ai ndodhet jashtë vendit. Aksioni i SPAK vijon, ndërsa në orët në vijim priten detaje në lidhje me këtë operacion.

Kujtojmë se emri i Pepës u lakua pak kohë më parë kur ish-bashkëshortja e tij, Mariela Berisha dhe motra e saj, Antonela Berisha u përfshinë në një konflikt të rëndë, ku sulmuan me gotë në një restorant një blogere.

Të këshilluara

Erion Braçe paraqitet në GJKKO

Deputeti i PS Erion Braçe është paraqitur mëngjesin e sotëm në GJKKO, për një çështje gjyqësore që lidhet me akuzën për shpifje. Braçe mbërriti në ambientet ...

09:40

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime me diell pas orëve të mesditës. Reshjet e her...

08:18

Trump: Lufta me Iranin po i afrohet fundit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shfaq optimist se lufta me Iranin po i afrohet fundit , ndërsa Uashingtoni vazhdon negociatat që synojnë një marrëveshje g...

07:27

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI