Flash

Katy Perry nën hetim pas akuzave për sulm seksual

Lapsi.al 15 April 2026
Katy Perry nën hetim pas akuzave për sulm seksual

Autoritetet australiane kanë nisur një hetim lidhur me një akuzë të rëndë për sulm seksual që përfshin këngëtaren Katy Perry dhe aktoren Ruby Rose.

Sipas një deklarate nga Policia e Victoria-s, e bërë publike nga zëvendës-oficeri Paul Hogan, hetimi lidhet me një incident të dyshuar që pretendohet të ketë ndodhur në vitin 2010 në një lokal nate në zonën qendrore të Melburnit.

Rasti po trajtohet nga Njësia për Hetimin e Krimeve Seksuale dhe Abuzimit ndaj Fëmijëve.

Akuzat dolën në pah pasi Ruby Rose publikoi një deklaratë në rrjetin Threads, ku pretendoi se kishte dorëzuar të gjitha raportet përkatëse tek autoritetet.

Ajo akuzon Katy Perry se, gjatë një ngjarjeje në një klub nate rreth 20 vite më parë, ka kryer një akt të papërshtatshëm seksual ndaj saj.

Rose deklaroi se për shkak të hetimeve në vazhdim nuk mund të komentojë më publikisht mbi rastin apo personat e përfshirë. Ajo shtoi se kjo është një procedurë standarde nga policia dhe se, në një farë mënyre, i sjell edhe lehtësim, duke i dhënë mundësinë të fokusohet në procesin e saj të shërimit dhe të ecë përpara.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Katy Perry i kanë mohuar kategorikisht akuzat, duke i cilësuar ato si “plotësisht të pavërteta” dhe “gënjeshtra të papërgjegjshme”.

Ata gjithashtu theksuan se Ruby Rose ka bërë edhe më parë akuza të rënda ndaj personave të ndryshëm në rrjetet sociale, të cilat janë mohuar nga të përfshirët.

Në reagimin e saj publik, Perry ka shpërndarë në Instagram një mesazh simbolik përmes këngës së saj “Grace of God”, që flet për tejkalimin e vështirësive dhe fuqinë e së vërtetës.

Ndërkohë, Ruby Rose ka deklaruar se disponon prova, përfshirë foto dhe dëshmitarë, për të mbështetur pretendimet e saj. Ajo shtoi se për vite me radhë e kishte mbajtur të fshehtë këtë histori, duke e paraqitur si një “ngjarje qesharake” për shkak se nuk dinte si ta përballonte situatën në atë kohë.

 

Të këshilluara

Harrison Ford rrëfen betejën me depresionin

Harrison Ford, ka rrëfyer së fundmi se gjatë viteve të tij në kolegj ka kaluar një periudhë të vështirë depresioni të rëndë. Në një episod të podcast-it “Awa...

16:55

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI