Flash

Kopjonte çelësat dhe hynte për të vjedhur, arrestohet 38-vjeçari në kryeqytet

Lapsi.al 15 April 2026
Kopjonte çelësat dhe hynte për të vjedhur, arrestohet

Monitoronte banesat ku synonte të vidhte dhe hynte në to, me çelësa të kopjuar, për të marrë para, bizhuteri dhe sende, identifikohet dhe kapet 38-vjeçari. Hetimi zbardhi 4 vjedhje me të njëjtën metodë, të kryera nga 38-vjeçari (me precedent të theksuar për vjedhje), gjatë këtij viti.

Finalizohet nga Komisariati Nr. 6, si rezultat i një hetimi disamujor, operacioni i koduar “Kopja”. Sekuestrohen sende të dyshuara të vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së krimeve.

Si rezultat i një hetimi disamujor, të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e autorit të disa vjedhjeve në banesa, nëpërmjet përdorimit të çelësave të kopjuar, u finalizua operacioni i koduar “Kopja”.

Gjatë operacionit u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi B. H., 38 vjeç, autor i dyshuar i 4 vjedhjeve në banesa, me këtë metodë, gjatë vitit 2026. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi B. H. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Erion Braçe paraqitet në GJKKO

Deputeti i PS Erion Braçe është paraqitur mëngjesin e sotëm në GJKKO, për një çështje gjyqësore që lidhet me akuzën për shpifje. Braçe mbërriti në ambientet ...

09:40

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI