Flash

Mbahet sot në GJKKO seanca e radhës gjyqësore për Veliajn

Lapsi.al 15 April 2026
Mbahet sot në GJKKO seanca e radhës gjyqësore për Veliajn

Sot mbahet seanca e radhës e gjyqit në themel për Erion Veliajn në GJKKO. Avokati i tij, ish-deputeti i PS Plarent Ndreca është paraqitur në gjykatë. Veliaj ndodhet në paraburgim që prej shkurtit të vitit të kaluar. Seanca e fundit gjyqësore ndaj tij u zhvillua më 3 prill, ku treshja gjykuese i dha 2 javë kohë avokatit Ndreca të njihet me dosjen hetimore.

Në seancën e shkuar, biznesmeni Elman Abule, Mirton Lika e ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka kërkuan ndarjen e çështjes dhe gjykimin nga një gjykatë tjetër, jo nga GJKKO. Avokati i Bushkës pretendoi se çështja duhet të shqyrtohet nga një gjykatë tjetër për shkak se ajo nuk është më deputete.

Krahas Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, të pandehur janë marrë për këtë dosje edhe 28 persona dhe shoqëri të tjera. Ndaj tij janë ngritur akuzat për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime me diell pas orëve të mesditës. Reshjet e her...

08:18

Trump: Lufta me Iranin po i afrohet fundit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shfaq optimist se lufta me Iranin po i afrohet fundit , ndërsa Uashingtoni vazhdon negociatat që synojnë një marrëveshje g...

07:27

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI