Flash

Pallati i djegur në Tiranë, reagon Edi Rama

Lapsi.al 15 April 2026
Pallati i djegur në Tiranë, reagon Edi Rama

Këtë të mërkurë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama reagoi lidhur me zjarrin që përfshiu një pallat në një kompleks në zonën “Farmacia 10” në Tirana, ngjarje e ndodhur një ditë më parë.

Në reagimin e tij, Kreu i Qeverisë thekson se godina e dëmtuar do të rindërtohet plotësisht nga vetë ndërtuesi, duke nënvizuar se sipas të dhënave paraprake, shkaku i zjarrit nuk lidhet me ndërtimin e objektit. Ai gjithashtu thekson rëndësinë e sigurimit të banesave dhe përgjegjësinë e kompanive të sigurimit në raste të tilla.

Më poshtë reagimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama:

“Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet – rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm. Gjithësesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara”

Të këshilluara

Erion Braçe paraqitet në GJKKO

Deputeti i PS Erion Braçe është paraqitur mëngjesin e sotëm në GJKKO, për një çështje gjyqësore që lidhet me akuzën për shpifje. Braçe mbërriti në ambientet ...

09:40

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI